Kosovarët ‘bombardojnë’ botën

Më së shumti prej tyre u dallua Shkëlzen Gashi, i cili shënoi katër gola për skuadrën e tij Grasshopper Club në fitoren prej 5-0 kundër Young Boys.
Keq nuk ia la edhe qendër-sulmuesi i Përfaqësuses së Kosovës, Ilir Azemi, i cili po i vazhdon paraqitjet e tij të mira me Greuther Furthin. Ai sot shënoi dy gola kundër Energie Cottbus në fitoren e madhe prej 6-0 që realizoi skuadra e tij.
Lojë të bukur ka treguar edhe Alban Meha që shënoi një gol në fitoren e Paderbornit kundër Erzgebirge.
Teksa më herët raportuam edhe për golin e Besart Berishës, i cili i siguroi titullin e tretë skuadrës së tij Brisbane Roar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/05/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































