LAJMI I FUNDIT:

Kosova U19 shpreson në fitore ndaj Malit të Zi

Kosova U19 shpreson në fitore ndaj Malit të Zi

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 e femrave sot mbajti seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Malin e Zi që do të zhvillohet nesër në orën 12.00 në stadiumin “PPC” në Homberg.

Pas dy ndeshjeve të mira me gjithë humbjet, futbollistet e Kosovës në këtë stërvitje u fokusuan në mbrojtje por edhe në sulme eventuale në mënyrë që në ndeshjen me malazezet të dalin fitimtare.


Kështu u shpreh edhe entuziazmi në deklaratat e tyre.

“Ne patëm dy paraqitje të mira, ndonëse i humbëm por angazhimi dhe vullneti i futbollisteve dhe puna me përkushtim në stërvitje na kurajon për një rezultat pozitiv, ndonëse në futboll asnjëherë nuk i dihet deri në fund”.

“Kemi punuar në përmirësimin e atyre dobësive që na u shfaqën gjatë dy ndeshjeve të kaluar dhe unë besoj në vajzat tona që nesër do ta japin maksimumin”, deklaroi trajneri Kushtrim mundshi. /Telegrafi/