LAJMI I FUNDIT:

Kosova s’po shpërblehet për konstruktivitetin e treguar

Kosova s’po shpërblehet për konstruktivitetin e treguar

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, ka bërë me dije se Kosovës nuk i është shpërblyer konstruktiviteti që ka treguar me bashkësinë ndërkombëtare gjatë periudhës së pas shpalljes së pavarësisë.

Ai ka thënë se ekziston një përshtypje e përgjithshme se për konstruktivitetin e treguar, Kosova nuk po merr mbështetjen dhe lehtësirat e premtuara në proceset integruese.


Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Gashi ka deklaruar se çdo Qeveri e Kosovës ka dëshmuar përkushtim të lartë për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare, me premtimin se Kosova do të marrë mbështetje të duhur nga bashkësia ndërkombëtare.

“Qeveritë e Kosovës, secila prej tyre, pothuajse pa dallim, kanë dëshmuar një përkushtim për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare, me premtimin se Kosova do të marrë mbështetje të duhur në proceset shtetndërtuese, të normalizimit dhe ripajtimit me fqinjët dhe të integrimit në strukturat euroatlantike. Ka një përshtypje të përgjithshme jo vetëm të presidentit, se një pjesë e obligimeve ndërkombëtare nga ana e Kosovës janë kryer dhe po kryhen. Përshtypja vazhdon se për këtë konstruktivitet Kosova nuk po merr mbështetjen dhe lehtësirat e premtuara në proceset integruese”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se në veçanti, qytetarëve të Kosovës po u bëhet padrejtësi në procesin e liberalizmit të vizave. Sipas tij, në këtë proces Kosovës u kanë vënë kushte që vendeve të tjera nuk u janë kërkuar.

“Mendoj se te çështja e liberalizimit të vizave Kosovës po i vihen kushte që nuk u janë kërkuar vendeve të tjera të rajonit. Në këtë pikë mund të thuhet se bashkësia ndërkombëtare po tregohet e padrejtë. Nëse vizat ua hoqën vendeve si Ukraina e Moldavia, kur dihet se e para ndodhet në konflikt të hapur me Rusinë, atëherë kjo nuk do të duhej t’i mohohej Kosovës për kaq kohë”, është shprehur ai.

Gashi ka folur edhe për mosaplikimin e Kosovës për anëtarësim në UNESCO dhe INTERPOL, duke thënë se e ka parë me keqardhje një tërheqje të tillë.

“Sigurisht e kam parë me keqardhje. Unë para disa ditësh në mediumin tuaj e kisha paralajmëruar një gjë të tillë. Duke parë se ka pasur mungesë të aktiviteteve lobuese për t’i siguruar votat për anëtarësim dhe mungesë të fokusit të institucioneve të vendit në këtë çështje unë isha shumë skeptik, madje edhe pata propozuar mosaplikimin në vend të dështimit të serishëm”, është shprehur Gashi.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme ka folur edhe për prioritetet që duhet t’i ketë politika e jashtme në këtë mandat. Gashi ka bërë me dije se ato janë të shumta dhe duhet të punohet me seriozitet.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori