LAJMI I FUNDIT:

Kosova shënon progres në qeverisje digjitale, Kurti: Inkurajim shtesë për më shumë punë

Kosova shënon progres në qeverisje digjitale, Kurti: Inkurajim shtesë për më shumë punë

Në indeksin e Bankës Botërore të Maturitetit të Teknologjisë në Qeveri (GTMI), Kosova është kategorizuar në grupin B të vendeve me fokus të konsiderueshëm në qeverisje digjitale.

Në një postim në Facebook, kryeministri Albin Kurti thotë se ky raport është tregues i progresit të Kosovës në dy vitet e fundit.

“Rezultatet që janë publikuar sot, tregojnë progresin që ka arritur Kosova në dy vitet e fundit në 48 indikatorët kyç të indeksit të cilat mbulojnë fushat si sistemet qeveritare, shtytësit kryesorë të digjitalizimit në qeveri dhe ofrimi i shërbimeve publike”, ka shkruar Kurti.

Në matjen paraprake të indeksit GTMI për vitin 2020, Kosova ka qenë e kategorizuar në grupin C të vendeve me fokus të kufizuar në qeverisje digjitale.

I pari i Qeverisë thotë se raporti i tillë do të jetë inkurajim për më shumë punë.

“Përparimi në këtë fushë duhet të shërbejë si inkurajim shtesë për shumë punë që na presin në digjitalizimin e të gjithë sektorëve. Strategjia e re dhe plani i veprimit për qeverisje elektronike që janë duke u përgatitur, do të ofrojnë udhërrëfyesin për avancimin gjithëpërfshirës të digjitalizimit në qeveri”.

Kurti ka thënë se digjitalizimi është prioritet i qeverisjes së tij.

“Digjitalizimi është një prej shtyllave kryesore të planit tonë qeverisës. Jemi të angazhuar për të ngritur efikasitetin dhe transparencën e administratës publike, si dhe për të përmirësuar shërbimet për qytetarë dhe biznese”, ka shkruar tutje Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori