LAJMI I FUNDIT:

Kosova rrezikon të mos ketë liberalizim të vizave as më 2019

Kosova rrezikon të mos ketë liberalizim të vizave as më 2019

Kosova as këtë vit nuk do ta përfundoj procesin e liberalizimit të vizave.

Të paktën kështu është thënë nga ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, e cila ka konfirmuar se çështja e heqjes së vizave për Kosovën nuk do të jetë në agjendën e BE-së, në takimin i cili është caktuar për datat  6 dhe 7 dhjetor.

Hoxha madje e ka quajtur të padrejtë anashkalimin e Kosovës nga BE-ja, për shkak të politikave të tyre të brendshme.

Hoxha: Kosova nuk është në agjendën e BE-së për liberalizimin e vizave
Lexo po ashtu Hoxha: Kosova nuk është në agjendën e BE-së për liberalizimin e vizave

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe Artan Murati nga KDI, i cili këto ditë po qëndron në Vjenë.

Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se është konfirmuar që Kosova nuk do të jetë pjesë e agjendës së Këshillit të Ministrave për çështjen e liberalizimit.

“Lajme të këqija prej Austrisë: konfirmohet e pritura, nuk jemi pjesë e agjendës së Këshillit (të Ministrave) për çështjen e liberalizimit. Kjo me gjasë do të na e humbë edhe vitin 2019, pa pasur mundësi të lëvizim lirshëm në zonën Schengen”, ka shkruar Murati.

Ai tutje ka thënë se Bashkimi Evropian e ka humbur busullën me Ballkanin.

“Mrekullia mund të ndodhë me ndonjë lëvizje në çastet e fundit në agjendë. Gjasat për këtë lëvizje janë 0.001%. BE-ja e ka humbë busullën me Ballkanin. Është krejtësisht e ç’orientuar dhe pa strategji konkrete. Edhe institucionet tona, që nga 2010 e deri më tani, më shumë kanë bërë politikë elektorale me liberalizim sesa punë konkrete. Ky është rezultati, qytetarët e mbyllur në disa km2”, ka shkruar Murati në statusin e tij në Facebook.

Ndryshe sot në vendin tonë për vizitë do të qëndroj Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Hahn është thënë se do të qëndrojë për vizitë shkaku i taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe, ku do të kërkojë revokimin e saj.

Nuk dihet nëse Hahn do të sjellë ndonjë lajm edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe liderët e opozitës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori