Kosova është e gatshme të ballafaqohet me malarien pasi vitin e kaluar është paraqitur një rast i ri.
Raste të reja të Malarias në Kosovë u paraqitën pas mbarimit të luftës në vitin 1999, kur shumë qytetarë nga vende të ndryshme të botës erdhën ne Kosovë, por edhe shumë kosovarë filluan të udhëtojnë më shumë në vende tjera.
Në vitin 2010 ka pasur disa raste dhe njëri nga pacientët ka humbur jetën nga kjo sëmundje.
Infektologu Sali Ahmeti, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo sëmundje tash nuk paraqet rrezik për shëndetin publik, pasi që janë vetëm raste sporadike.
“Deri në vitin 1965 Kosova ka qenë vend endemik me malarien, me numër të madh të rasteve dhe vdekshmëri të lartë. Fatbardhësisht prej asaj kohe nuk ka pasur raste autoktone në Kosovë”, ka thënë Ahmeti.
“Para disa muajve kemi pasur një rast me sëmundjen e malaries i cili ka ardhur nga një vend ku ka malaria, por e kemi trajtuar dhe ai ka dalë në gjendje të mirë shëndetësore,” tha Ahmeti.
Të mërkurën është shënuar Dita Botërore e Malaries që është një infeksion i shkaktuar nga parazitët njëqelizor, të cilët hyjnë në gjak nëpërmjet ngacmimit nga mushkonjat që e bartin këtë parazit.
Dëmtimet që sjellë kjo sëmundje janë vdekjeprurëse, ndërsa simptomat shfaqen brenda pak javëve.
Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik kanë thënë se malaria është sëmundje e importuar dhe nuk e ka burimin e infeksionit në Kosovë, por që ekziston rreziku potencial.
Ata kanë shtuar se në rast të paraqitjes së sëmundjes do të ndërmerren masat e duhura, jo vetëm për malarien, por për të gjitha sëmundjet që i sjellin personat që udhëtojnë në vende të ndryshme endemike.
“Ne në Kosovë për çdo rast që paraqitet i ndërmarrim masat adekuate. Kjo duke konfirmuar në laborator e që jemi referent për gjithë Kosovën. Gjithashtu edhe duke i informuar pacientët për sëmundjen. Instituti Kombëtar gjithmonë është në vijën e parë të frontit duke identifikuar rastet”, ka thënë Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Malaria vazhdon të prekë vendet e varfra, duke shkaktuar çdo vit vdekjen e shumë personave.
Simptomat që shfaq sëmundja e malaries janë: temperaturë e lartë, lodhje, dhembje koke, dhembje muskujsh, çrregullime në tretje, të vjella, etj.
Malaria shkakton rreth 650 mijë vdekje në vit në gjithë botën. Shumica e viktimave janë fëmijë nga Afrika nën moshën pesë vjeçare. /rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend