LAJMI I FUNDIT:

Kosova nuk mundet dhe nuk duhet të bëjë lëshime të reja

Dialog, bisedime, marrëveshje, normalizim marrëdhëniesh… janë fjalët që po mbisundojnë në mediat tona dhe në ato të Serbisë. Grupi negociator bëri lëshime të rrezikshme në emër të Kosovës dhe të kombit shqiptar gjatë bisedimeve në Vjenë! Me bisedimet dhe lëshimet e bëra në Vjenë u rrezikua seriozisht tërësia tokësore dhe funksionimi pak a shumë normal i një shteti të ri dhe institucioneve të tij. Me këto bisedime u vunë themelet e një “zajednice" serbe në Kosovë që premtonte një entitet serb autonom ose më vete brenda Kosovës!

Ndarja e brendshme e Kosovës u vizatua në harta dhe u zbatua me ligjet që buronin nga Plani i Ahtisarit! Kosova, ose më saktë ata që morën përsipër ta përfaqësonin atë dhe t’i mbronin interesat e saj, hoqën dorë nga kërkesa dhe e drejta historike, kombëtare dhe ndërkombëtare për t’u ribashkuar me trungun e saj, me shtetin shqiptar – Shqipërinë!


Nuk u mjaftuan vetëm me këtë lëshim kurrë të falshëm. Grupi negociator, që ia bënte “8 me 2” Serbisë, e bëri Serbinë ortake në Kosovë dhe në çështjet e saj të brendshme! Serbia në vend se të dënohej për dhunën, terrorin, gjenocidin dhe shkatërrimin shekullor që ka bërë mbi shqiptarët dhe tokat e tyre, u pranua si partnere (ortake) në Kosovë! Serbia po paraqitej dhe po pranohej si e dëmtuar, sepse Serbia paska "humbur" Kosovën!! Çfarë ironie! Në fakt Kosova ishte e pushtuar nga Serbia dhe me luftën e UÇK-së dhe të kombit shqiptar ajo u clirua nga pushtimi dhe robëria shekullore.

Madje, nuk u çlirua e tëra, sepse krahina dhe vendbanime të tëra të Dardanisë – Shqipërisë, ishin spastruar me hekur e zjarr, me terror e gjenocid nga Serbia. Ndërsa, Kosova Lindore vazhdon të dergjet nën zgjedhën e rëndë të robërisë serbe! Për të as që bisedohet. Quhet çështje e “zgjidhur”!?

E njëjta gjë ndodhi edhe me veriun e Kosovës dhe me qytetin e Mitrovicës që “ndërkombëtarët" ia bënë peshqesh Serbisë që ta mbante nën kontrollin dhe de fakto pushtimin e saj edhe pas lufte! Nuk u vendosën misionet ndërkombëtare kot në Kosovë në vend se të vendoseshin në Serbi, në vendin që ishte shkaktari i të gjitha luftërave në Jugosllavi dhe Iliri (Ballkan)!

Për këtë gjendje dhe për këtë status të veriut kontribuan edhe institucionet e Kosovës dhe klasa e saj politike me (mos)veprimet e saj, me opurtunizmin e tyre dhe servilizmin e ulët ndaj "ndërkombëtarëve". U lidhën pas qerres së UNMIK-EULEX-it! Kjo vetëm për ca përfitime e privilegje nga të cilat njeriun normal dhe shqiptarin e mirë do të duhej ta qonte tugu… Nuk mund të ikë nga përgjegjësia kombëtare, historike dhe shtetërore Tirana zyrtare dhe klasa e saj politike (sidomos Berisha) e cila ka abstenuar dhe po abstenon në çështjen e Kosovës. E kundërta duhet të ishte…

Këto janë pak a shumë rrethanat dhe shkaqet që e sollën Kosovën deri në këtë ditë, që e lanë Kosovën të varur nga Serbia dhe 5 përqindëshi i pakicës serbe në Kosovë! Këto janë disa nga arsyet themelore pse Kosova vazhdon të mbetet peng i Serbisë, këto janë disa nga arsyet kryesore pse Kosova dhe çështjet e saj duhet të zgjidhen duke biseduar me vrasësen e saj, Serbinë.

Bisedimet dhe trysnia që po bënë Serbia me miqtë e saj mbi Kosovën dhe klasën e saj politike për lëshime të reja e kanë mbështetur për muri vendin tonë. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka marrë përsipër t’i drejtojë dhe zhvillojë këto bisedime, e ka punën pisk. Çdo lëshim i ri ka çmim që Kosova nuk do të mund ta përballonte dhe nuk do të duhej ta paguante në asnjë mënyrë. Prandaj, e mira e Kryeministrit dhe e Kosovës është të mos bëhen lëshime të reja qoftë edhe me çmimin e ndërprerjes së bisedimeve (nuk bëhet nami hiç) dhe me çmimin e një konflikti a lufte tjetër me Serbinë…

Çdo zgjidhje tjetër do të ishte më e mirë se çdo lëshim i ri për Serbinë. Më mirë edhe një luftë me Serbinë se në luftë dhe mosmarrëveshje të përhershme me te. Megjithëse, me thënë të drejtën, unë nuk besoj hiç që Serbia i ka punët sot për luftë me shqiptarët. Lufta e fundit ishte e fundit që ka mundur ta bënte Serbia me shqiptarët…

Fatkeqësia e Kosovës është shpeshherë klasa e saj politike dhe institucionale, e cila Planin e Ahtisarit e konsideron si një dokument të shenjtë (si punë Bible a Kurani), që nuk guxon as të mendohet me e ndryshu. Ky dokument është pranuar si zgjidhja më e mirë për Kosovën! Pavarësisht se ky Plan i Ahtisarit (i bazuar tërësisht në Planin e Serbisë për Kosovën, të vitit 2004) ishte pranuar nga përfaqësuesit e Kosovës, Kryeministri i Kosovës dhe ekipi i tij negociues do të duhej të këmbëngulnin për ndryshimin-përmirësimin (rishikimin) e tij në të mirë të Kosovës. Kjo do të duhej të bëhej çështje e bisedimeve me Serbinë në Bruksel e jo shtimi dhe zgjerimi i kompetencave (atributeve) legjislative dhe ekzekutive të “zajednicës” së komunave serbe.

Argument i fuqishëm dhe i pakundërshtueshëm ishte fakti që Serbia nuk e ka pranuar Planin e Atisarit. Po të këmbëngulte Kryeministri dhe në mbështetje të tij krejt Kosova për rishikimin e Planit të Atisarit dhe shpërbërjen e komunave monoetnike serbe sot do të kishim një situatë krejt të ndryshme dhe larg më të mirë për ne se sa kjo që e kemi. Në të mirë të kësaj do të ishte edhe këmbëngulja e Kryeministrit dhe e krejt Kosovës për të biseduar për të drejtat dhe statusin e Kosovës Lindore dhe të shqiptarëve atje. Sidoqoftë, edhe sonte dua të besoj që Kryeministri i Kosovës nuk do të bëjë lëshime të reja, nuk do të marrë përgjegjësinë historike, politike, kombëtare dhe morale për t’ia lënë vetes, Kosovës dhe popullit të tij shqiptar një faqe të zezë dhe një bombë me sahat…

Në trend

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Kalo në kategori