LAJMI I FUNDIT:

Kosova nis hartimin e Ligjit për Kriptovalutat

Kosova nis hartimin e Ligjit për Kriptovalutat

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të kryesuar nga kryetari Ferat Shala sot ka formuar Grupin e Punës për nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për Kriptovaluta.

Kryesuese e këtij grupi është zgjedhur deputetja Mimoza Kusari-Lila, derisa anëtarja e këtij grupi Jeta Statofci theksoi se me anë të këtë këtij Ligji synojnë ta krijojnë një bazë ligjore sa më e përshtatshme për kriptovalutat.


“Siç e kemi të paraparë edhe në Planin e Punës është edhe Projektligji për Kriptovalutat. Ne kemi pranuar hulumtimin, kështu që mendoj që është e udhës edhe formimi i grupit punues, i cili do të angazhohet në këtë Projektligj. Propozoj që krahas edhe grupit formues, të ketë edhe angazhim të ekspertëve pasi që është fushë e re për të dhënë kontributin e tyre në krijimin e një baze ligjore sa më të përshtatshme edhe konform nevojave që identifikohen në treg”, theksoi Statovci.

Të gjitha lajmet nga Kriptovaluta
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kriptovaluta

Aktualisht kriptovaluta Bitcoin po tregtohet me rreth 32 mijë dollarë.

Ndryshe, shumë qytetarë në Kosovë kanë investuar në kriptovaluta, megjithëse nuk është e rregulluar me ligj deri tash. /KP/Telegrafi/