LAJMI I FUNDIT:

Kosova në telashe, pesë lojtarë rrezikojnë të mos grumbullohen për ndeshjet e shtatorit shkaku karantinës në shtetet ku jetojnë

Kosova në telashe, pesë lojtarë rrezikojnë të mos grumbullohen për ndeshjet e shtatorit shkaku karantinës në shtetet ku jetojnë

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë dy sfidat e para për vitin 2020 në fillim të muajit shtator.

Dardanët do të nisin kampanjën e re në Ligën e Kombeve më 3 shtator, kur do të përballen me Moldavinë në udhëtim.


Ndërkohë tri ditë më vonë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, yjet tanë do të presin Greqinë.

Përfaqësuesja e Kosovës. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Trajneri Bernard Challandes tanimë ka publikuar listën me 22 lojtarë të ftuar fillimisht, ndërsa tre të tjerë do t’i bashkohet nga U21 në ndeshjen e dytë Dardanëve.

E në listën e pritjes janë tre futbollistë të tjerë si Anel Rashkaj, Mirlind Kryeziu e Florian Loshaj.

Telegrafi merr vesh se Kosova rrezikon mos t’i ketë në radhët e veta pesë lojtarë për këto dy takime.

Hekuran Kryeziu

Krejt kjo për shkak që vendi ynë është futur në listën e zezë nga disa vende evropiane për shkak të numrit të madh të të infektuarve me pandeminë Covid-19.

Disa shtete e kanë bërë obligim që nëse një banor i tyre viziton Kosovën dhe disa vende tjera ku ka numër të madh të të infektuarve, atëherë të futet në karantinë prej 10 ditëve.

Benjamin Kololli

Zvicra dhe Norvegjia janë dy vendet evropiane që banorët e saj për t’i ikur karantinës duhet të udhëtojnë vetëm në vendet që janë pjesë e Schengenit.

Idriz Voca

E nga ky vendim i dy shteteve është prekur edhe Përfaqësuesja e Kosovës, pasi pesë nga lojtarët e ftuar për ndeshjen ndaj Moldavisë dhe Greqisë rrezikojnë të mos grumbullohen.

Kështu që Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli (Zurich) dhe Idriz Voca (Luzern) që luajnë në kampionatin zviceran janë hasur në telashe për t’i lënë të lirë klubet, shkruan Telegrafi.

Herolind Shala

Sikur mos të mjaftonin këta tre futbollistë, të njëjtin problem e kanë edhe dy futbollistët e tjerë të Kosovës e që janë shumë të rëndësishëm për trajnerin Bernard Challandes, Herolind Shala (Valerenga) dhe Elbasan Rashani (Odd).

Dyshja që kanë dhënë kontribut të madh për Kosovën luajnë në kampionatin norvegjez dhe klubet e tyre po hezitojnë t’i lënë të lirë.

Elbasan Rashani

Kjo për shkakun se nëse vijnë në Kosovë, kur të rikthehen në Zvicër dhe Norvegji duhet të futën në karantinë prej 10 ditësh.

Zurich, Luzern, Valerenga dhe Odd nuk po pranojnë një gjë të tillë, pasi futbollistët në fjalë janë kryesorët tek skuadrat e tyre.

Telegrafi merr vesh se Federata e Futbollit të Kosovës është duke negociuar me klubet dhe federatën zvicerane e norvegjeze për të gjetur një zgjidhje që këta futbollistë të vijnë në Kosovë.

Lojtarët kanë një plan B, nëse nuk u lejohet ardhja në Kosovë

Futbollistët gjatë gjithë kësaj kohe të pandemisë si nëpër rrjetet sociale ashtu edhe në intervista të ndryshme kanë deklaruar se po ju mungojnë ndeshjet me Kosovën, pasi janë të lidhur shumë me vendin e origjinës së tyre.

Megjithatë ata kanë menduar një plan B nëse nuk iu lejohet ardhja në Kosovë, në mënyrë që t’i shmangen karantinës në Zvicër dhe Norvegji.

Herolind Shala, Elbasan Rashani, Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli dhe Idriz Voca mund të udhëtojnë direkt për në Itali për ta luajtur ndeshjen e parë mes Moldavisë dhe Kosovës.

Plani është që trajneri Bernard Challandes t’i ketë në dispozicion këta pesë futbollistë për ndeshjen e parë në Itali, ndërsa ata nga Italia do të riktheheshin në vendet e tyre duke iu shmangur karantinimit.

Gjithsesi mungesa e tyre do të ndihet shumë në ndeshjen e dytë, pasi nuk do të mund të luajnë me Kosovën në përballjen e 6 shtatorit ndaj Greqisë.

Por mbesim me shpresë që Federata e Futbollit të Kosovës të gjejë një marrëveshje me klubet e yjeve tanë dhe federatën norvegjeze dhe zvicerane.

Përveç këtyre futbollistëve që rrezikojnë të mos jenë në grumbullim, Kosovës për këto dy takime i mungon edhe Vedat Muriqi i lënduar dhe Edon Zhegrova. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori