LAJMI I FUNDIT:

Kosova merr dritën e gjelbër për t’u rikthyer me të drejtat e plota në ENQA

Kosova merr dritën e gjelbër për t’u rikthyer me të drejtat e plota në ENQA

Kosova të hënë ka pranuar statusin e kandidatit në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), pas përjashtimit në vitin 2018 për shkak të ndërhyrjeve politike në Agjencinë Kosovare të Akreditimit.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim Naim Gashi.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se në mbledhjen e 20 shtatorit 2022, Bordi i ENQA-s shqyrtoi aplikacionin tuaj për anëtarësim në ENQA dhe vendosi t’i japë AKA statusin e ‘affiliate’ në ENQA”, shkruan në letrën e drejtoreshës së ENQA, drejtuar drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim Naim Gashi.


Në njoftimin që ka marrë drejtori Gashi thuhet se nga dita e sotme Agjencia e Kosovës për Akreditim mund ta përdor logon e ENQA në të gjitha vendimet dhe komunikimet e saj, brenda territorit të Kosovës por edhe në komunikim ndërkombëtar.

AKA konsideron se kjo është një e arritur e jashtëzakonshme nga e cila do të përfitojnë studentët, të diplomuarit, komuniteti akademik dhe shteti i Kosovës në përgjithësi.

“Vendimi i sotëm është një garanci kredibile për cilësinë në arsimin e lartë dhe lehtëson procesin e njohjes së diplomave të studentëve dhe të diplomuarve në vendet evropiane. Po ashtu, ky vendim lehtëson procesin e shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve me vendet evropiane dhe më gjerë”.

Agjencia e Akreditimit i falënderon për përkrahje institucionet e Kosovës, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit, komunitetin e donatorëve, për këtë të arritur të përbashkët.

“Me vendimin e sotëm Agjencia e Kosovës për Akreditim është vetëm edhe një hap larg për tu bërë anëtare me të drejta të plota e ENQA”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Kosova ishte përjashtuar nga EQAR-i shkaku i shkarkimit të Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë me anë të ndërhyrjes më 2017 të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në mesin e arsyeve të numëruara për përjashtim përfshihej mungesa e konsensusit të gjerë në arsimin e lartë lidhur me rolin dhe aktivitetet e agjencisë, si dhe mungesa e resurseve njerëzore dhe financiare për të realizuar aktivitetet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Lajme
Tentativa e tetë për konstituimin e Kuvendit -  çfarë tha kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu?

Tentativa e tetë për konstituimin e Kuvendit -  çfarë tha kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu?

Lajme
Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Politikë
Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Kronika e Zezë
Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Lajme
Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri

Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori