LAJMI I FUNDIT:

Kosova merr 71 milionë euro borxh për autostradë

Kosova merr 71 milionë euro borxh për autostradë

Kosova do të marrë 71 milionë euro “hua” nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për ta financuar projektin e autostradës Kijevë-Zahaq.

“Pas shqyrtimit, kabineti ka miratuar vendimin që t’i rekomandojë Presidentit të Republikës së Kosovës për dhënie të autorizimit ministrit të Financave për lidhjen e marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”.


E për t’i kthyer këto para, Kosova ka kohë deri më 30 tetor 2032, shkruan Gazeta Fjala.

Në njoftimin drejtuar medieve thuhet se vendimi për marrje të kredisë është bërë të premten në mbledhjen e 16-të të Qeverisë së Kosovës.

Në këtë vendim thuhet se kredia do të shlyhet me 24 këste të barabarta, nga dy për çdo vit. /Telegrafi/