LAJMI I FUNDIT:

Kosova Makers League fillon implementimin e projektit “SFIDA KREATIVE – BREATHE DATA”

Kosova Makers League fillon implementimin e projektit “SFIDA KREATIVE – BREATHE DATA”

SFIDA KREATIVE – BREATHE DATA është një projekt i dizajnuar për nxënësit e shkollave të mesme. Ky projekt është një kombinim i edukimit, teknologjisë dhe ngritjes së vetëdijesimit mbi cilësinë e ajrit në vend.

Qëllimi i kësaj gare është që të krijojë një atmosferë të shëndetshme, ku të rinjtë do të mësojnë rreth teknologjisë dhe duke përdorur pajisjet teknologjike, në mënyrë kreative do të japin propozime mbi përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë dhe do të rrisin vetëdijen e qytetarëve në komunitet e tyre.

Përgjatë një viti në SFIDËN KREATIVE-BREATHE DATA, nxënësit do të hulumtojnë, mbledhin të dhëna dhe analizojnë ato mbi temën e cilësisë së ajrit në vend.

Duke përdorur pajisjet teknologjike si Arduino Kit & IoT Kit, nxënësit do të ndërtojnë stacionet për monitorimin e cilësisë së ajrit në komunat e tyre.

Zgjidhja përfundimtare e këtij projekti rezulton me gjenerimin e një platforme online e cila do të ofrojë të dhëna nga të gjithë stacionet e ndërtuara (më shumë se 40 stacione) duke i përkthyer ato në një verzion edukativ të thjeshtë, të kuptuar nga e gjithë masa. Shtrirja e kësaj platforme do të rezultojë në gjenerimin e të dhëna informative mbi situatën e cilësisë së ajrit dhe masave parandaluese/ndërhyrjeve që qytetarët dhe institucionet relevante në Kosovë duhet të ndërmarrin.

Ky projekt përfshinë 44 shkolla të mesme, dhe rreth 50 ekipe nga 22 komuna të Kosovës. Përderisa përbërja e një ekipi konsiston në një mësimdhënës + 4 nxënës, përmes këtij projekti parashihet të përfitojnë rreth 250 nxënës, 60 mësimdhënës të shkollave të mesme dhe tërë komuniteti në këto komuna.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Arbnor Rushiti fitues i BMW të serisë së 3-të - Go+ LOJË E TRENT

Arbnor Rushiti fitues i BMW të serisë së 3-të - Go+ LOJË E TRENT

GO+
Ministri gjerman i Bujqësisë vjen në Kosovë – homologu kosovar e pret në pikën kufitare në Han të Elezit

Ministri gjerman i Bujqësisë vjen në Kosovë – homologu kosovar e pret në pikën kufitare në Han të Elezit

Ekonomi
Në Prishtina Mall, me 5 tetor hapen - Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius

Në Prishtina Mall, me 5 tetor hapen - Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius

Prishtina Mall
Kompani ndërkombëtare do të marrin pjesë në panairin e parë për pasuri të paluajtshme - Prishtina Real Estate Expo 2023

Kompani ndërkombëtare do të marrin pjesë në panairin e parë për pasuri të paluajtshme - Prishtina Real Estate Expo 2023

Prishtina Real Estate EXPO
A e dini ku mund të këmbeni kriptovaluta në Kosovë?

A e dini ku mund të këmbeni kriptovaluta në Kosovë?

exCoins.me
Tech Park Prishtina gati të hapet - moment historik për të ardhmen e teknologjisë në Kosovë

Tech Park Prishtina gati të hapet - moment historik për të ardhmen e teknologjisë në Kosovë

STIKK - Kosovo ICT Association
Kalo në kategori