LAJMI I FUNDIT:

KOSOVA MAKERS LEAGUE dhe BONEVET feston përgjatë një jave ditëlindjen e SCRATCH!

KOSOVA MAKERS LEAGUE dhe BONEVET feston përgjatë një jave ditëlindjen e SCRATCH!

Viteve të fundit në tërë botën shënohet Dita Botërore e gjuhës programuese “Scratch”. Kjo ditë shënohet me qëllimin që të bashkojë fëmijët e tërë botës në një platformë ku të gjithë mund të krijojnë projekte të ndryshme përmes kodimit, të mësojnë nga njëri – tjetri dhe të argëtohen përgjatë eksperiencës.

Këtë vit, për të festuar ditëlindjen e Scratch, KOSOVA MAKERS LEAGUE dhe BONEVET do të ketë festë përgjatë gjithë javës duke sjell tek ju aktivitete të ndryshme virtuale dhe fizike dhe duke ju ftuar të krijoni projektet e juaja me Scratch nga 17 – 21 maj 2021.

Scratch është gjuhë programimi vizuele e dizajnuar kryesisht për fëmijët me anë të cilës ata mund të programojnë storie të ndryshme interaktive, lojëra, animacione dhe të jenë pjesë e përvojës të të mësuarit përmes lojës.

Për të mësuar më shumë rreth organizimit dhe për t`u bërë pjesë e ditëlindjes, klikoni në https://bit.ly/2Q1LhJ4 

Po ashtu për ndonjë pyetje eventuale lidhur me ngjarjet e javës së Scratch, ju mund të kontaktoni organizatorët në info@kosovamakers.net

Artikull i sponzorizuar