LAJMI I FUNDIT:

Kosova këtë javë dorëzon aplikimin për anëtarësim në BE

Kosova këtë javë dorëzon aplikimin për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se këtë javë do të dorëzojnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Reklama

“Para një viti në takimin vjetor të Këshillit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në Bruksel bëmë të ditur se këtë vit do të aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sot në mbledhjen e 112 të Qeverisë po e bëjmë të ditur se aplikimin për anëtarësim në BE do ta bëjmë këtë javë”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se ka ardhur koha që statusin potencial për kandidatë që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë zyrtarisht në status kandidat duke kaluar në një fazë të re të marrëdhënieve me BE-në.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e 112-të të Qeverisë/Foto: Ridvan Slivova

“Kjo është në përputhje me aspiratat e qytetarëve që besojnë se e ardhmja jonë është brenda BE-së krahas shteteve demokratike me të cilat ndajmë vlerat e përbashkëta”, tha Kurti.

Kurti shtoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE. në njërën anë është përgjigje ndaj premtimit që BE-ja i ka dhënë për anëtarësim rajonit nga Samiti i Selanikut 2003, por edhe përgjigje direkt ndaj thirrjes së para një jave në Samitin e Tiranës.

“Krahasuar me shtetet e rajonit në kohën kur ato kanë aplikuar, Kosova është më e përgatitur me legjislacion të avancuar e të harmonizuar me BE, me institucione të qëndrueshme dhe kapacitete të plota për tu përgjigjur në pyetësorin e BE-së dhe me indikatorët më të mirë të sundimit të ligjit në rajon”, ka thënë Kurti, duke thënë se Kosova e ka vendin në BE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdojnë reagimet pas sulmit terrorist, Bugajski, Lajçakut: Ndaloni gjuhën e pakuptimtë, Beogradi e Moska po ju marrin për budallenj

Vazhdojnë reagimet pas sulmit terrorist, Bugajski, Lajçakut: Ndaloni gjuhën e pakuptimtë, Beogradi e Moska po ju marrin për budallenj

Lajme
'Dikush i ka tradhtuar sulmuesit, ka shumë pikëpyetje' – banori serb në veri të Kosovës tregon për ngjarjet në Banjskë

'Dikush i ka tradhtuar sulmuesit, ka shumë pikëpyetje' – banori serb në veri të Kosovës tregon për ngjarjet në Banjskë

Lajme
Pamje me dron të ikjës së grupit terrorist serb nga Manastiri i Banjskës

Pamje me dron të ikjës së grupit terrorist serb nga Manastiri i Banjskës

Lajme
Kurti jep detaje të arsenalit të armëve të sekuestruara: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizimin e terrorizmit

Kurti jep detaje të arsenalit të armëve të sekuestruara: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizimin e terrorizmit

Siguri
Gashi: Në bazë të ligjeve të Kosovës, të arrestuarit për sulmin në veri mund të dënohen me burgim të përjetshëm

Gashi: Në bazë të ligjeve të Kosovës, të arrestuarit për sulmin në veri mund të dënohen me burgim të përjetshëm

Lajme
Avokatët zbardhin dëshmitë e serbëve të arrestuar për sulmin terrorist

Avokatët zbardhin dëshmitë e serbëve të arrestuar për sulmin terrorist

Siguri
Kalo në kategori