LAJMI I FUNDIT:

Kosova ka skuadër të re dhe cilësore – thonë nga stafi i Malit të Zi

Kosova ka skuadër të re dhe cilësore – thonë nga stafi i Malit të Zi
(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Aleksandar Jankovic, anëtar i stafit trajnues të përzgjedhësit të Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, ka folur në lidhje me ndeshjen kundër Kosovës që zhvillohet më 7 qershor (e premte) në Podgoricë pa praninë e tifozëve.

Përfaqësuesja jonë është mysafire e malazezëve në ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit A, ndërsa Jankovic ka theksuar se e kanë studiuar mirë skuadrën Bernard Challandes – transmeton vijesti.me.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

“E kemi analizuar mirë kundërshtarin e radhës, jemi të njoftuar me cilësitë që ka. I kemi shqyrtuar gjërat nga shumë kënde. Është skuadër serioze, këtë e dëshmojnë edhe rezultatet në Ligën e Kombeve, por është edhe e re, gjë që është treguar në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian”.

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

“Përparësia e kosovarëve është e janë të rinj, por kjo është njëherësh edhe mangësi. Ne do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë mangësitë e tyre, mirëpo duke mos rënë në kurthin që ra Bullgaria”.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

“Ata i nisin ndeshjet me eufori dhe ajo eufori u jep pakëz më shumë cilësi në lojë, por kur hyhet me emocione në ndeshje, kjo mund të jetë edhe gjë e keqe”, ka thënë Jankovic. /Telegrafi/