LAJMI I FUNDIT:

Kosova ka dështuar të përmbush standardet e cilësisë së ajrit

Kosova ka dështuar të përmbush standardet e cilësisë së ajrit
Foto: Arkiv

Shumë vende evropiane nuk po përmbushin standardet ndërkombëtare dhe evropiane për cilësinë e ajrit. Për më tepër, shumë qeveri kanë dështuar për të ndërmarrë veprime efektive për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe për rrjedhojë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve të tyre.

Këto janë dy nga gjetjet e një auditimi të përbashkët të kryer nga 14 Zyra të Auditimit Evropian, përfshirë Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Vetëm gjendja në Estoni ka treguar që është në përputhje me të gjitha standardet relevante të BE-së.


Publikohet raporti i auditimit të përbashkët “Cilësia e Ajrit” i cili është kryer nga Zyrat Kombëtare të Auditimit të 14 vendeve nga Evropa dhe Regjioni, përfshirë Zyrën Kombëtare të Auditimit të Izraelit dhe Gjykatën Evropiane të Auditorëve.

Qëllimi i këtij auditimi ishte të konstatojë nëse qeveritë e vendeve në fjalë po ndërmarrin veprime për të përmirësuar cilësinë e ajrit. Zyrat Kombëtare të Auditimit që morën pjesë në auditim janë: Bullgaria, Estonia, Hungaria, Holanda, Polonia, Rumania, Sllovakia, Maqedonia, Kosova, Moldavia, Zvicra, Izraeli dhe Gjykata Evropiane e Auditorëve.

Auditimi i përbashkët zbuloi mospërputhje të mëdha ndërmjet 15 vendeve të mbuluara nga auditimi. Në njërën anë ishte Estonia, e cila u konstatua se ishte në përputhje me të gjitha standardet relevante. Në anën tjetër ishin vendet që Komisioni Evropian kohët e fundit i solli përpara Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për shkak të dështimit të tyre të vazhdueshëm për të përmbushur vlerat kufitare.

Raporti i përbashkët i auditimit bazohet në auditimet kombëtare të kryera në të gjitha vendet pjesëmarrëse, plus një auditim të gjerë në BE. Në Kosovë, qëllimi i Zyrës Kombëtare të Auditimit ishte vlerësimi i aktiviteteve të subjekteve përgjegjëse të nivelit qendror në vendosjen e kornizës ligjore si parakusht për përmirësimin e gjendjes së cilësisë së ajrit si dhe vendosjes së mekanizmave të përshtatshëm të monitorimit dhe raportimit, si dhe vlerësimi i aktiviteteve të nivelit lokal në miratimin e planeve lokale të veprimit për cilësi të ajrit si dhe përfshirjen e tyre në menaxhimin e gjendjes së cilësisë së ajrit në nivel lokal. Ekipi Kosovar i auditorëve ka gjetur se, sistemi i tillë i monitorimit dhe raportimit, që menaxhohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe mekanizmat e saj, nuk u ofron qytetarëve të Kosovës një pasqyrë reale të gjendjes së cilësisë së ajrit, e sidomos jo në kohë reale.

Direktiva e BE-së

Në vitin 2008, Bashkimi Evropian përcaktoi vlerat kufitare për një numër të madh të ndotësve të ajrit. Ndotësit kryesorë janë grimcat (të gjeneruara nga konsumi i energjisë dhe trafiku), oksidet e azotit (trafiku) dhe dioksidi i squfurit (djegia e qymyrit). Sipas kushteve të Direktivës në fjalë, shtetet anëtare ishin të detyruara të analizonin cilësinë e ajrit në vendet e tyre, t’i raportojnë rezultatet Agjencisë Evropiane të Mjedisit dhe të hartojnë plane për përmirësimin e cilësisë së ajrit në ato raste ku tejkalohen vlerat kufitare përkatëse. Komisioni Evropian është i autorizuar të ndërmarrë veprime nëse shtetet anëtare dështojnë të jenë në përputhje me Direktivën. Nëse gjithçka tjetër dështon, Komisioni ka të drejtë të fillojë procedurën në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Vdekjet e parakohshme

Nga të gjitha llojet e ndotjes së mjedisit, ndotja e ajrit është rreziku i vetëm më i madh shëndetësor në botë. Në një raport të botuar në shtator 2018, Gjykata Evropiane e Auditorëve shkruante se ndotja e ajrit ishte shkaku i 400,000 vdekjeve të parakohshme në BE çdo vit dhe se masat e marra nga BE për të luftuar problemin nuk kishin pasur efektin e dëshiruar. Gjithashtu janë analizuar efektet mbarë botërorë të ndotjes së ajrit. Gjatë konferencës së parë ndërkombëtare mbi ndotjen e ajrit dhe shëndetin, të mbajtur në vjeshtën e vitit 2018, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se një në çdo nëntë vdekje në botë u shkaktua nga ndotja e ajrit.

Ndikimi i raportit të cilësisë së ajrit të publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit

Në këtë raport të përbashkët, janë përmendur edhe reagimet e shumta në media dhe veprimet e ndërmarra nga Qeveria dhe palët përgjegjëse si rezultat i ndikimit të raportit të publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori