LAJMI I FUNDIT:

Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit Evropian

Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit Evropian

Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, në një ligjeratë për studentët në kuadër të Akademisë Verore Ndërkombëtare, në Kosovë, ka folur për procesine integrimit Evropian të Kosovës dhe procesin e zgjerimit të bashkimit Evropian (BE).

Ministrja i informoi studentët për historikun e marrëdhënieve Kosovë – BE dhe avancimet me agjendën Evropiane të Kosovës dhe rajonit. Poashtu, edhe në bashkëpunimin rajonal dhe shkëmbimin e përvojave për të avancuar sa më shumë me agjendën evopiane.

Pasiqë, studentët ishin nga vende të ndryshme të botës, dhe jo vetëm nga BE, Ministrja Ahmetaj më në detaje foli edhe për funksionimin e Bashkimit Evropian. Si funskionojnë institucionet e BE-së, cilat janë strukturat dhe programet e BE-së për të përkrahur anëtarësimin e shteteve aspirante.

“Marrë këtë për bazë, Kosova ka vazhduar me hovin dhe potencialin e vetë të faktorizohet dhe kontribuoj në anëtarësimin në nisma rajonale dhe ndërkombëtare. Poashtu, duke u përfshirë në dialogun e përkrahur nga Bashkimi Evropian, ka arritur të avancoj me agjendën Evropiane, njëkohësisht duke plotësuar kriteret teknike dhe politike në këtë drejtim. Një vit nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, krahasuar me rajonin, Kosova ka pasur sukses të madhë me implementimin e saj dhe ka arritur të krijojë dhe funskionalizoj strukturat kyçe që do t’i kontribuojnë implemntimit të MSA-së, në këtë mënyrë parashihet që Kosova, maksimalisht të përfitoj nga MSA”, ka thënë Ahmetaj.

Ministrja i ftoi studentët ndërkombëtarë që të vazhdojnë të përcjellin zhvillimet në Kosovë edhe pas përfundimit të këtijë programi veror, dhe të jenë zë i realitetit me rininë dinamike që ka, sikurse edhe zhvillimit të vrullshëm social që është duke kaluar Kosova.

Ndërsa për studentët vendorë, minsitrja Ahmetaj përçoi porosinë se institucionet janë maksimalisht të përkushtuara për të plotësuar kriteret të cilat janë përgjegjësi e tyre dhe e ardhmja e Kosovës është e ndritur.

Akademia Verore Ndërkombëtare, është organizim i Qendrës Kosovare për Diplomaci, në bashkëpunim me Kolegjin Universum. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori