LAJMI I FUNDIT:

Kosova, ende pa strategji kundër ekstremizmit të dhunshëm

Kosova, ende pa strategji kundër ekstremizmit të dhunshëm

Kosova nuk ka ende strategji kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ka një strategji kundër terrorizmit, strategji kjo që është vlerësuar se ka pasur ngecje. Dhe, këto ngecje janë identifikuar sidomos në aspektin e parandalimit, ngritjes së vetëdijes dhe të zhvillimit të programeve parandaluese e të deradikalizimit.

Në javët e fundit është marrë vendimi për hartimin e Strategjisë kundër Ekstremizmit. Kjo, në parim, është për t’u përshëndetur. Sepse, është e domosdoshme, e rëndësishme dhe thelbësore për ndërtimin e politikave gjithëpërfshirëse në parandalimin e këtij kërcënimi të sigurisë nacionale të Kosovës.


Mos të shmangim një element të rëndësishëm: në pjesën e dytë të vitit 2007 është propozuar zyrtarisht themelimi i Grupit të Përbashkët për parandalimin e Ekstremizmt të Dhunshëm. Ky propozim nga Ministria e Punëve të Brendshme, në vitin 2007, është anashkaluar për vite të tëra deri më tash. Pakuptimshëm!

Ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi si kërcënim i sigurisë nacionale, më vonë, është përcaktuar edhe në Strategjinë e Sigurisë së Kosovës të vitit 2010.

Në pikën 3.7, të Strategjisë së Sigurisë së Kosovës, tek Terrorizmi, thuhet shprehimisht se: “Edhe pse nuk ka tregues që rreziku nga sulmet terroriste është jashtëzakonisht i lartë, Kosova nuk mund të përjashtohet plotësisht si cak i mundshëm i sulmeve terroriste. Në të njëjtën kohë, institucionet e mandatuara do të garantojnë se Kosova nuk do të bëhet nikoqir individësh apo grupesh që pretendojnë të nxisin ekstremizëm të dhunshëm dhe të trajnojë apo pajisë terroristë të mundshëm.”

Dhe, pyetjet normalisht shtrohen:

Nga viti 2010 deri më sot, a është rritur nxitja e ekstremizmit të dhunshëm, trajnimi dhe pajisja e terroristëve të mundshëm? Apo është zvogëluar?

Nëse është rritur (lexo: të gjitha vlerësimet vendore e ndërkombëtare flasin për rritje), atëherë pse nuk është zbatuar me sukses Strategjia e Sigurisë së Kosovës? Ku kanë qenë problemet, vështirësitë apo të metat?

Sidoqoftë, zyrtarët qeveritarë është më e drejtë të thonë se në cilën fazë është procesi i hartimit të Strategjisë kundër Ekstremizmit të Dhunshëm? Kur ka filluar dhe sa takime janë mbajtur? A është hartuar të paktën drafti i parë? Kur do të hartohet? Pse nuk është hartuar ende?

Është më mirë ta qartësojnë për të gjithë se cila është baza e përfaqësimit të shoqërisë dhe shtetit në këtë proces të hartimit të Strategjisë kundër Ekstremizmit? Sepse, në shkrimin e tyre, Petrit Selimi dhe Edon Myftari, thonë se “Kosova është në proces të hartimit të një strategjie gjithëpërfshirëse që angazhon tërë shtetin dhe tërë komunitetin në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.”

Prandaj, çka është gjithëpërfshirja në kuptimit tuaj? Çka është “angazhimi i tërë shtetit dhe tëë komunitetit”? A është përfaqësuar bota akademike? Studiuesit? Bashkësitë fetare, në rend të parë BIK-u? Partitë poltiike? Parlamentarët? Mediat? Shoqëria civile?

Mund të thonë se do të përfshihen në takimet e ardhshme, sepse deri më tash nuk janë përfshirë! Në rregull. Porse, vetëm atëherë mund të themi se ka gjithëpërfshirje. Jo tash!

Nëse, sikurse thonë autorët, Petrit Selimi dhe Edon Myftari, “bota është e interesuar për modelin kosovar të shtet-ndërtimit dhe parandalimit të ekstremizmit”, atëherë duhet ta kemi një gjë të qartë:

Në nëntor të vitit të kaluar, është bërë vlerësimi i zbatimit të Strategjisë kundër Terrorizmit. Gjetjet nga ai vlerësim flasin për ngecje të shumta sidomos në aspektin e parandalimit, ngirtjes së vetëdijes, programeve parandaluese dhe programeve të deradikalizimit. Pra, qartë, aspekti i parandalimit ka dështuar apo ka pasur ngecje të shumta! Fatkeqësisht!

Kështu, nëse bota është e interesuar për modelin kosovar të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, sikurse thonë Patrit Selimi dhe Edon Myftari, atëherë fatkeqësisht do të shohin një model jo të mirë dhe joefikas!

Prandaj, duke u nisur nga ky element apo “model” i dëshmuar me ngecje deri më tash, duhet të kemi të gjithë të qartë se ngecjet kryesore kanë të bëjnë me mënyrën e planifikimit të veprimeve të institucioneve të Kosovës. Veprimet që kanë të bëjnë më shumë me veprime reaguese sesa pro-aktive kanë bërë që institucionet të fokusohet më shumë në ndekje sesa në parandalim.

Shteti dhe shoqëria kosovare duhet të qartësojnë modelin e përballjes me kërcënimin që vjen nga ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmit. Kombinimi i të paktën dy nga tri qasjet edhe teorike ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit shpesh vlerësohet si një “qasje e përbashkët” e duhur dhe e nevojshme për të gjetur zgjidhjen ndaj shkaqeve dhe për të dënuar autorët e akteve terroriste dhe nxitësve të ekstremizmit të dhunshëm.

(Autori është ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ligjërues i Studimeve të Sigurisë Kombëtare)

Në trend

Më shumë
Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Lajme
Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

Lajme
A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

Amerika
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina
Jurgen Klopp zbuloi tre lojtarë që do të nënshkruante në Liverpool nëse do të kishte një buxhet të pakufizuar

Jurgen Klopp zbuloi tre lojtarë që do të nënshkruante në Liverpool nëse do të kishte një buxhet të pakufizuar

Premier League
Trump thotë se do ta “bombardonte” Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Trump thotë se do ta “bombardonte” Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori