LAJMI I FUNDIT:

Kosova eksporton 175 milionë euro mbeturina metalike

Kosova eksporton 175 milionë euro mbeturina metalike
Export Or Import Directions On A Metal Signpost

Gjatë vitit 2016 Kosova ka eksportuar mbeturina në vlerë prej 175 milionë euro. Metalet vazhdojnë ta dominojnë strukturën e eksportit.

Por në vitin 2016 eksporti i mbeturinave metalike ka arritur pikën më të lartë. Ato përbejnë 56.5 për qind të eksporteve.


“Eksportet janë të dominuar nga metali i papërpunuar (apo mbeturinat metalike) dhe produktet minerale. Kosova ka eksportuar mbi 175 milionë euro të këtyre dy grupeve të produkteve që përbën 56.5 për qind e totalit të eksporteve”, thuhet në raportin “Efektet e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në Kosovë”. /Telegrafi/