LAJMI I FUNDIT:

“Kosova e  Re” krijon 10 mijë vende pune në fazën e ndërtimit dhe afër 550 të përhershme pas ndërtimit (Video)

“Kosova e  Re” krijon 10 mijë vende pune në fazën e ndërtimit dhe afër 550 të përhershme pas ndërtimit (Video)

Në emisonin “Përballje”në RTV Dukagjini sonte është zhvilluar debat i ashpër për strategjinë energjetike të Kosovës dhe për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci,  në emisionin “Përballje” bashkëprodhim i RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com, ka thënë se projekti i termocentralit “Kosova e Re” është në fazën finale.


“Sot jemi në fazën e nënshkrimit të marrëveshjeve komerciale dhe brenda ditësh do ta publikojmë datën”, ka deklaruar Stavileci.

Sipas tij, dobitë më këtë projekt janë të jashtëzakonshme për Kosovën edhe për vende pune.

“Janë dy faza. Gjatë fazës së ndërtimit deri në 10 mijë njerëz dhe pas hyrjes në funksion rreth 550 vende, kështu që mendohet që janë staf permanent”, ka thënë Stavileci.

Ai ka treguar edhe se kur Termocentrali “Kosova e Re” do të jetë gati.

“Nënshkrimi i marrëveshjeve, përfundimi i pakos, përmbyllja  financiare këtë vit, fillimi i ndërtimit vitin e ardhshëm,  komisionimi në vitin 2022”, ka pohuar Stavileci.

Ndërsa deputeti i LDK-së Blerim Grainca, anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik ka thënë se “Kosova e Re” ka kaluar nëpër të gjitha procedurat e nevojshme deri më tani.

“Tani jemi në fazën finale të nënshkrimit të marrëveshjes. Kosova e Re është një pjesë e kësaj strategjie”, ka deklaruar Grainca.

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Ekonomi
Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Sherife Kçiku Vishaj
Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
KODE Labs siguron financim prej $30M në Serinë B për të përshpejtuar objektivat neto-zero për industrinë e patundshmërisë

KODE Labs siguron financim prej $30M në Serinë B për të përshpejtuar objektivat neto-zero për industrinë e patundshmërisë

Ekonomi
Kalo në kategori