LAJMI I FUNDIT:

Kosova e nis mbarë, barazon pa gola në udhëtim te Azerbajxhani

Kosova e nis mbarë, barazon pa gola në udhëtim te Azerbajxhani

Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur mbarë kampanjën në Ligën e Kombeve duke marrë një barazim pa gola në udhëtim te Azerbajxhani 0-0.

Ndeshja nisi qetë me dy përfaqësueset që fillimisht ishin të kujdesshme dhe loja luhej kryesisht në mesfushë.


Përfaqësuesja jonë pati më shumë nga loja në pjesën e parë pasi arriti të rrezikonte në disa raste portën mysafire.

Në anën tjetër mbrojtja ishte mjaftë stabile si dhe dy mesfushorët Herolind Shala dhe Hekuran Kryeziu që shkatërronin aksionet e vendasve.

Rastin e parë të mirë e pati Bersant Celina por që goditja e tij shkoi mbi portë.

Një tjetër rast i mirë iu afrua edhe Vedat Muriqit kur pas harkimit të Paqaradës goditi me kokë por vetëm mbi portë.

Kësisoj pjesa e parë përfundoi me dominimin e Kosovës por pa arritur të shënohet goli i shumëkërkuar.

Në pjesën e dytë vendasit nisën me sulme në drejtim të portës së Kosovës.

Por edhe përkundër disa përpjekjeve, mbrojtja kosoavare u tregua shumë e zgjuar ndaj sulmuesve azer.

Në minutën e 63-të, Milot Rashica u inkuadrua në lojë në vend të Edon Zhegrovës i cili zhvilloi një ndeshje të mirë.

Katër minuta më vonë vendasit kërkuan penallti në dy raste, kur njëherë pretenduan se Shala luajti me dorë dhe në aksionin vijues Paqarada, por kësisoj nuk mendoi gjyqtari kryesor i ndeshjes Nilsen nga Norvegjia.

Radha për tu inkuadruar në lojë i erdhi edhe Donis Avdijajt i cili zëvendësoi Bersant Celinën në minutën e 69-të.

Në minutën e 75-të, Milot Rashica harkoi mjaftë bukur në zonë, por goditja me kokë e Muriqit nuk ishte e saktë.

Zëvendësimi i fundit nga Challandes ishte inkuadrimi në lojë i Idriz Vocës në vend të Arber Zenelit.

Pesë minuta nga fundi i ndeshjes, Pashayev i vendasve lansoi një predhë nga distanca por për fat të mirë goditja e tij shkoi pranë shtyllës së djathtë.

Dy minuta më vonë azerët rrezikuan përsëri por goditja e Nazarov nuk ishte e saktë edhe pse tejet e rrezikshme.

Deri në fund dyja skuadrat tentuan golin por një gjëje të tillë nuk ia arritën duke përfunduar ndeshja ashtu si filloi pa gola 0-0.

Ndeshjen e radhës Kosova do ta zhvilloj të hënën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë ndaj Ishujve Faroe.

Ndërkohë Azerbajxhani do të luaj në udhëtim te Malta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori