LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Turqia zotohen për bashkëpunim ushtarak

Kosova dhe Turqia zotohen për bashkëpunim ushtarak

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim homologun e tij turk Tulusi Akar, ku pas takimit ata janë zotuar për bashkëpunim ushtarak mes dy shteteve.

Mehaj gjatë konferencës së përbashkët për medie tha se Kosova nuk do ta harrojë kontributin që ka dhënë Turqia.


Mehaj e cilësoi Turqinë si njërin nga kontribuuesit më të mëdhenj të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së.

“Kosova dhe populli i saj asnjëherë nuk e harron kontributin e Turqisë që iu ka jep popullit tanë por edhe kontributit që ka jep Turqia në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së. Republika e Turqisë është një prej kontribuuesve më të rëndësishme të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së dhe ne do ju jem mirënjohës”, ka thënë Mehaj.

Ndërkaq, Akar theksoi se po përcjellin me vëmendje zhvillimet në Ballkan.

“Pas pak çastesh do të kemi vizita te zonja Osmani dhe Kurti dhe do t’i shtjellojmë më detajisht këto çështje. Marrëdhëniet tona me Kosovën janë mjaft të rëndësishme duke pas parasysh edhe lidhjen historike. Ne si Turqi duhet t’i përcjellin për së afri zhvillimet në Ballkan. Natyrisht në këtë aspekt dhe Kosova ka rol të rëndësishëm në punët tona. Çështja e paqes në Kosovës e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës ka rëndësi edhe për ne. Mbrojtja dhe industria e mbrojtjes po zhvillohet në mënyrë pozitive. Ishte edhe një situatë e tensionuar në veri të Kosovës e përcollëm këtë situatë më vëmendje të veçantë por sot kur jemi të lumtur që kjo çështje është zgjedhur e dimë që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është çështje të rëndësishme për këtë arsye në kuadër të këtij dialogu po i përcjellim zhvillimet”, ka thënë Akar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori