LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Shqipëria me konsullatë të përbashkët në Mynih

Kosova dhe Shqipëria me konsullatë të përbashkët në Mynih

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë së shpejti do të hapin konsullatën e përbashkët në Mynih. Hapjen e konsullatës do ta bëjnë ministri Enver Hoxhaj dhe homologu i tij, Ditmir Bushati.

Siç njofton MPJ, Konsullata në Mynih do të jetë e dyta e këtij lloji pas hapjes së Konsullatës së Përgjithshme në Milano.


Hapja e konsullatës së përbashkët është tregues i avancimit të veprimeve të koordinuara të politikës së jashtme të të dyja shteteve me qëllim të përmirësimit të shërbimeve konsullore për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Telegrafi.

Konsullata e Përgjithshme e Mynihut është paraparë t’i mbulojë landet e Bavarisë (Bayern), Baden-Vyrtembergut (Baden-Württemberg), Rajnland-Pfalc (Rheinland-Pfalz) dhe Zarland (Saarland). Shërbimet dhe ndihmën e kësaj konsullate pritet ta marrin rreth 30 për qind e qytetarëve të të dyja shteteve që jetojnë Gjermani.

Përveç kësaj, hapja e Konsullatës së Përgjithshme do të ndikoj edhe në partneritetit strategjik Kosovë – Shqipëri si dhe intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale me landet që janë në rrethin e juridiksionit të kësaj konsullate. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori