Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali, ku me ftesë të organizatorit të Horasis, po merr pjesë në samitin vjetor të “Horasis Global Meeting”, i cili po mbahet në Cascias të Portugalisë, njofton komunikata për media nga MASHT.
Në këtë Samit tradicional, përfaqësues të qeverive dhe bizneseve ndërkombëtare janë mbledhur për të diskutuar dhe kontribuar për politikat globale.
Kosova po bëhet pjesë e politikave globale, të cilat hapin perspektivën e integrimeve në politikat globale, ku vihen kontakte bashkëpunimi të një rëndësie bazike të të gjitha politikave, pra edhe në ato ekonomike e tregtare.
Kjo mundësi e nxitjes së bashkëpunimit për të rritur komunikimin e gjithëmbarshëm, ka bërë që udhëheqës të biznesit global dhe figura të shquara politike të përqendrohen në nxitjen e bashkëpunimit, nëpërmjet investimeve dhe rritjes së qëndrueshme në të gjithë botën.
Ky takim vjetor është një nga tubimet më të mëdha të biznesit dhe segmente të qeverive, të cilët punojnë për të ofruar një platformë ideale për të eksploruar dhe nxitur bashkëpunimin, ndikimin e investimeve dhe rritjen e qëndrueshme.
Diskutimet e këtij viti po përqendrohen në katalizimin e përfitimeve të globalizmit, prandaj edhe është caktuar si temë diskutimi e Samitit “Përfitimet e katalizimit të globalizmit”.
Gjatë pjesëmarrjes në Samit, ministri Bytyqi ka takuar ministrin e Shkencës, Teknologjisë dhe Arsimit të Lartë të Portugalisë, Manuel Heitor, me të cilin ka biseduar për mundësitë e fillimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e arsimit dhe shkencës./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'