LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Izraeli sot nënshkruajnë memorandumin e parë të mirëkuptimit

Kosova dhe Izraeli sot nënshkruajnë memorandumin e parë të mirëkuptimit

Kosova dhe Izraeli do të nënshkruajnë sot një memorandum mirëkuptimi, i cili njëherit është edhe memorandumi i parë që kur Izraeli njohi pavarësinë e Kosovës.

Kështu u bë e ditur në një njoftim për media nga Qendra Përkujtimore Botërore e Holokaustit, Yad Vashem.

“Nesër më 9 maj, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, do të vizitojë Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit. Ministrja Gërvalla-Schwarz do të vizitojë Muzeun Historik të Holokaustit, do të marrë pjesë në një ceremoni në Sallën e Kujtesës, do të vizitojë Memorialin e Fëmijëve dhe do të nënshkruajë Librin e të ftuarve Yad Vashem.

Gjatë vizitës së saj, ministrja do të nënshkruajë memorandumin e parë të mirëkuptimit duke i vendosur zyrtarisht marrëdhëniet formale mes Shkollës Ndërkombëtare për Studime të Holokaustit, Yad Vashemm dhe MASHTI-t në Kosovë”, thuhet në njoftim.

MPJD jep detaje për ditën e parë të vizitës së Gërvallës në Izrael
Lexo po ashtu MPJD jep detaje për ditën e parë të vizitës së Gërvallës në Izrael

Yad Vashem ka një rrjet ndërkombëtar shkollash dhe ofruesish shërbimesh arsimore në gjashtë kontinente.

Ndryshe, ministrja Gërvalla është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Izrael, ku gjatë ditës së djeshme zhvilloi takim me kryetarin e Federatës Izraelite të Odës Ekonomike të Izraelit, Uriel Lynn, anëtarin e kryesisë Roy Roznek si dhe përfaqësues të tjerë të Odës. Më pas delegacioni i Republikës së Kosovës vizitoi Universitetin Bar Ilan në Tel Aviv.

Dita e parë e vizitës në Izrael u përmbyll në Jerusalem me një darkë pune, në të cilën ishin ftuar gra prominente izraelite si Dana Ëeiss, gazetare dhe analiste e njohur politike në Chanel 12, Avital Leibovich, drejtuese e Komitetit Amerikano-Hebraik në Jerusalem, Dr. Granit Almog-Bareket, drejtuese e njësisë për lidership në fushën e edukimit pranë institutit Mandel, Dana Gavish, themeluese e qendrës së ndërmarrësisë Yazamut 360 pranë Universitetit Ben Gurion, Hana Rado, themeluese e Social Enterpreneur-Supersonas dhe Grupi 19 dhe Mirit Frenkel, drejtuese e “Sunrise”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori