LAJMI I FUNDIT:

Kosova avancon në blockchain e kriptovalutave

Kosova avancon në blockchain e kriptovalutave

Do të bëhet sot hapja solemne e Blockchain Institute në Prishtinë.

Ermal Sadiku, tha se hapja e “Blockhain Institute”, është me rëndësi për hulumtimin e Blockchain dhe të Kriptovalutave.


“Ideja është që të kemi certifikatë. Ky është qëllimi jonë”, tha ai në emisionin e mëngjesit në RTK.

Sipas tij Blockchain Institute është instituti i parë në Kosovë, i cili merret me hulumtime, trajnime, krijim të produkteve të reja dhe rrjetizim në fushën e Blockchain dhe Kriptovalutave.

Ky Institut mbikëqyret nga një Bord Ndërkombëtar Këshillëdhënës me emra eminent siç janë: Prof. Bill Buchanan, OBE, Profesor në Edinburgh Napier University dhe në listën e 50 njerëzve më me influencë në fushën e Blockchain në botë; Dr. Shermin Voshmigir, Themeluese e BlockchainHub dhe Cryptoeconomics Institute, në Vienna University of Economics; Sally Eaves, Këshilltare në fushën e Blockchain dhe Teknologjive të reja.

Hapja solemne e Blockchain Institute do hapet sot në ora 18:00, me ç’rast do të lansohet edhe kursi i parë në këtë fushë. /Telegrafi/