LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi për taksën ndaj Serbisë: Kosova me asnjë veprim nuk ka shkelë parimet e CEFTA-s

Krasniqi për taksën ndaj Serbisë: Kosova me asnjë veprim nuk ka shkelë parimet e CEFTA-s

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi konsideron se Republika e Kosovës nuk e ka shkel Marrëveshjen e CEFT-së apo ndonjë marrëveshje tjetër me rastin e vendosjes së taksës 100% për mallrat me origjinë nga Serbia e Bosnja.

Ai ka thënë se, nëse institucionet e Kosovës mund të akuzohen për ndonjë shkelje, është kur nuk i kanë zbatuar aktet bazike të shtetit!

“Qeveria e Kosovës me veprimet e fundit, nuk ka bërë asnjë mëkat të vetëm, ajo tani po merr vendime që institucionet e shtetit është dashur t’i merrte kohë më parë”, ka theksuar Krasniqi.

“E kanë gabim për faktin se UNMIK – Kosova ka pushuar nga 17 shkurti i vitit 2008, kur Kuvendi i Kosovës në mënyrë anonime, të të gjithë pjesëmarrësve ka shpallur Kosovën “Shtet të Pavarur, Sovran dhe Demokratik”. Në prill të ati viti në Kuvendin e Kosovës është miratuar Kushtetuta e Republikës e cila ka hy në fuqi në qershorin e vitit 2008. Me këto dy akte është përcaktuar dhe konfirmuar pavarësia e sovraniteti i shtetit të ri. Pas këtyre akteve, çdo subjekt ndërkombëtar (çdo shtet) është i obliguar që sa herë i referohet Kosovës t’i referohet si Republikë e Kosovës – shtet i pavarur, sovran e demokratik. Kjo sigurish që i obligon në mënyrë të veçantë dy vendet e përmendura, të cilat veç të tjerave kanë sjellje armiqësore. Obligimi është edhe më i madh për subjektet ndërkombëtarë, pasi që të gjitha veprimet e Kosovës janë bërë në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar, përfshirë edhe OKB-në. E cila bash për ketë çështje ka pas caktuar dy emisarë special, Kai Aiden e më pas ish Presidentin e Finlandës, Mati Ahtisarin. Nën mbikëqyrjen e këtij të fundit janë zhvilluar Bisedimet e Vjenës (2006/7) që kanë rezultuar me Dokumentin Gjithëpërfshirës për Zgjedhjen e Statusit Përfundimtar të Kosovës dhe propozimin e Ahtisarit për Pavarësinë e mbikëqyrur e cila ka përfunduar pas vendimit të GJND-së.”

“Për sa u përket institucioneve vendore të shtetit, Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta si edhe vendimi i GJND-së, i obligojnë që të gjitha këto institucione dhe drejtuesit e tyre që t’i mbrojnë të gjitha dokumentet që kanë sjellë pavarësinë e sidomos i obligon Kushtetuta, dokumenti bazik i shtetit. Prandaj mund të thuhet më plotë të drejtë se këto dokumente bazike të shtetit janë shkelur rend që nga koha kur kanë filluar bisedimet politike të Brukselit, bile edhe të bisedimeve teknik, të cilat kanë pranuar që të bisedojnë si subjekt jo i barabartë me palën serbe. Pra është bërë shkelje ligjore e kushtetuese, kur Kosovës i është vendosur fusnota krye në veti nga një delegacion i Kosovës për bisedimet teknike të Brukselit. Por, nëse janë bërë këto lëshime nga zyrtarë të papërgjegjshëm të shtetit dje, kjo nuk do të thotë që papërgjegjësia e zyrtarëve të lartë të shtetit duhet të vazhdoi pambarim. Tani është momenti që kjo praktikë e veprimeve të paligjshme të pushoi një herë e mirë. Dhe institucionet e shtetit e sidomos Sistemi i Drejtësisë të vazhdojnë që t’i kryejnë detyrat e tyre sipas Kushtetutës e ligjeve në fuqi.”

“Qeveria e Kosovës me veprimet e fundit, nuk ka bërë asnjë mëkat të vetëm, ajo tani po merr vendime që institucionet e shtetit është dashur t’i merrte kohë më parë. Mbase është koha që Sistemi i Drejtësisë të merret seriozisht me shkelësit e akteve bazike të shtetit. Kushtetutshmëria e ligjshmëria duhet të sundojnë në ketë vend e në çdo pjesë të tij dhe ndaj cilitdo shkelës”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori