LAJMI I FUNDIT:

Kosova apo Shqipëria, Dellova thyen heshtjen dhe tregon situatën e tij

Kosova apo Shqipëria, Dellova thyen heshtjen dhe tregon situatën e tij

Emri i Lumbardh Dellovës ka qenë shumë i përfolur në 24 orët e fundit në opinionin sportiv në Kosovë dhe Shqipëri.

Nuk është se Dellova ka luajtur këto ditët e fundit apo ka shënuar ndonjë gol, por për ndryshim të mundshëm të ekipit përfaqësueses nga Kosova për të kaluar te Shqipëria.


Nuk ka dyshim se Dellova është mbrojtësi qendror më i miri në kampionatin kosovar dhe ndër më të mirët që luajnë në kampionatet e rajonit.

Dellova ka qenë lider i Ballkanit në dy vitet e fundit dhe ndër më meritorët që kjo skuadër ka fituar dy tituj kampioni dhe ka shkuar për herë të dytë në grupet e Ligës së Konferencës.

24-vjeçari nga Krusha e Madhe është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës A që nga marsi i vitit të kaluar, ku ka zhvilluar edhe tre ndeshje miqësore.

Debutimin ai e bëri në sfidën ndaj Burkina Fasos të fituar nga dardanët 5-0, ku luajti për 18 minuta, derisa qëndroi në bankë ndaj Zvicrës në marsin e vitit 2022.

Ai u grumbullua edhe në Ligën e Kombeve në shtator, por pa u inkuadrua në lojë ndaj Irlandës dhe Qipros. Megjithatë në nentor të vitit të kaluar Dellova ka luajtur dy sfida miqësore për Dardanët nga 90 minuta ndaj Armenisë (2:2) dhe ndaj Ishujve Faroe (1:1).

U flit shumë për një interesim të Shqipërisë, derisa Dellova në një intervistë për Telegrafin ka sqaruar situatën e tij.

“Vërtetë është folur shumë, por unë asgjë nuk di sa i përket një interesimit të Shqipërisë”, tha fillimisht Dellova që shton se është një futbollist i Kosovës.

Disa minuta lojë me Kosovën në ndeshje zyrtare ia pamundësojnë Armend Thaqit që të kalojë te Shqipëria
Lexo po ashtu Disa minuta lojë me Kosovën në ndeshje zyrtare ia pamundësojnë Armend Thaqit që të kalojë te Shqipëria

“Unë jam një futbollist i Kosovës që kam luajtur tre ndeshje dhe kam qenë i grumbulluar disa herë. Jam krenar që jam pjesë e Kosovës dhe për mua është nder ta përfaqësoj vendin tim. Jam gjithmonë i gatshëm për ftesë dhe momentin që përzgjedhësi e vendos të më ftoj unë jam në dispozicion të tij”, tha Dellova.

Tutje qendërmbrojtësi rahovecias u shpreh se nuk ka asgjë kundër Shqipërisë, pasi nëse do të vije një ftesë nga kuqezinjtë do ta mendonte nëse nuk do të vinte e Kosovës.

“Thash më parë se unë jam pjesë e Kosovës dhe jam krenar për një gjë të tillë. Deri më tani nuk kam pasur asnjë kontakt nga FSHF, por nëse do të vinte një ftesë nga Shqipëria dhe Kosova nuk më fton atëherë do ta mendoja. Të gjithë shqiptarët i duan si Kosovën dhe si Shqipërinë dhe nuk ka asgjë të keqe të luash për kuqezinjtë ose Dardanët”, u shpreh Dellova.

Dellova ka bërë karrierë edhe në Kroaci te Hajduku i Splitit dhe ka kualitet jashtëzakonisht të mira ku është në top formë dy vitet e fundit.

Si Kosova ashtu edhe Shqipëria cilado që ta ketë në radhët e veta do ta fitoj një mbrojtës të fuqishëm i cili shpesh herë di të jap kontribut edhe në ofensivë duke shënuar gola. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori