LAJMI I FUNDIT:

Korrupsioni në gjyqësorin e RMV-së, shqetësim për SHBA-të

Korrupsioni në gjyqësorin e RMV-së, shqetësim për SHBA-të

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet foli për praninë e korrupsionit në Ballkanin Perendimor përfshirë edhe Maqedoninë. Ai tha se Uashingtoni është i zhgënjyer pasi korrupsioni po bëhet pëngesë për zhvillimin e rajonit, përfshirë edhe Maqedoninë.

“Ne shohim potencial të jashtëzakonshëm në mbarë Ballkanin Perëndimor, nga pikëpamja ekonomike, për sa i përket demografisë, talentit të madh që ekziston në Ballkanin Perëndimor. Zhgënjimi ynë është se ka shumë gjëra që bëhen pengesë për këtë potencial të madh. Dhe korrupsioni është një ndër këto çështje. Prandaj shohim kaq shumë të rinj në Ballkanin Perëndimor që largohen për të shkuar në vende të tjera, pasi nuk shohin një të ardhme të ndritur për shkak të disa prej sfidave me të cilat po përballen shumë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor për shkak të korrupsionit. Maqedonia e Veriut është sigurisht një prej këtyre vendeve që po hasin në këtë vështirësi. Ne po bëjmë çfarë të mundemi për të ndihmuar. Luftimi i korrupsionit është një prioritet për Sekretarin e Shtetit Blinken, për të gjithë administratën. Pra është një priroritet i yni. Është një shqetësim dhe është diçka që e ngremë gjatë gjithë kohës”, ka deklaruar këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.


Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori