eksperti-banner

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, vizitoi sot Qendrën e Aviacionit të Armatës së Maqedonisë së Veriut me rastin e shënimit të Ditës së Wing-ut të Aviacionit, duke vlerësuar lart profesionalizmin dhe përkushtimin e pjesëtarëve të kësaj njësie.

Shabani theksoi se aviatorët ushtarakë janë shembull i përkushtimit ndaj atdheut dhe qytetarëve, duke falënderuar ata për kontributin e tyre në mbështetje të Armatës dhe në shërbim të interesit publik.


“Sot pata nderin dhe kënaqësinë të jem mes pjesëtarëve të Wing-ut të Aviacionit për të shënuar ditën e tyre. Jam krenar për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj – si në mbështetje të Armatës, ashtu edhe në shërbim të qytetarëve. Ju jeni një shembull i vërtetë i dashurisë për atdheun”, ka shkruar Shabani.

Ai gjithashtu nënvizoi se Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë të investojë në ngritjen e kapaciteteve dhe modernizimin e aviacionit ushtarak, me qëllim forcimin e gatishmërisë dhe efikasitetit të forcave të armatosura.

Në fund të mesazhit të tij, Shabani uroi pjesëtarët e Wing-ut të Aviacionit për festën e tyre, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm që ata luajnë në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.