Kompania lidere në tregun e derivateve në Kosovë, HIB Petrol, i është bashkuar planit strategjik të marketingut të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Prej sot, HIB Petrol është sponsor i ri i KOK-ut, në rrugën drejt sukseseve të përbashkëta.
Kontrata 1-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për kohë më të gjatë, u nënshkrua në Hotel Emerald nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe pronari i HIB Petroll, Kujtim Bucaliu. Të pranishëm në konferencë ishin edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj dhe drejtori gjeneral i HIB Petrol, Hysen Lajçi.
Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani tha se është nderë dhe kënaqësi që ata si institucioni më i lartë sportiv në vend, nis bashkëpunimin me kompaninë lidere në Kosovë, HIB Petrol.
“KOK, ashtu sikurse HIB Petrol synon majat dhe këto dy vlera na lidhin së bashku. Bashkimi i këtyre dy brendeve do ta krijojë një vlerë të re, e cila do të përkthehet në rezultate më të mira për të dyja kompanitë që përfaqësojmë. HIB-i është i njohur për mbështetje të sportit në Kosovë për dekada të tëra, dhe ne shprehim kënaqësinë dhe nderin për këtë bashkëpunim që vjen në kohën kur Ligji për Sponsorizim mundëson një gërshetim të komunitetit të sportit dhe biznesit”, tha ndër të tjera tha ai.
Edhe drejtori gjeneral i HIB-it, Hysen Lajçi deklaroi se kanë zgjedhur KOK-un për të sponsorizuar, pasi njëkohësisht do të sponsorizojnë të gjithë sportistët e Kosovës.
“Kemi lidhur marrëveshje sponsorizimi për të përkrahur sportistët e Kosovës, duke i konsideruar se ndajmë vija të përbashkëta me këta sportistë, të cilët në vitet e fundit e kanë lartësuar lartë shtetin e Kosovës, duke sjell medalje të shumta, si dhe duke ngritur flamurin e Kosovës anekënd botës. Tash e tutje, sportistët e Kosovës do ta kenë në krahun e tyre kompaninë më të fuqishme të Kosovës dhe besoj se bashkërisht do të krijojmë dhe do të vrapojmë pas sukseseve të reja, pasi vetëm ne si kompani që e dinë vlerën e tregut dhe shijen e fitoreve mund të ndihmojë sportistët kosovarë”, u shpreh Lajçi.
Në konferencën e përbashkët, të dyja palët janë zotuar për bashkëpunim afatgjatë dhe krijim të kushteve dhe mundësive të reja për sportistët kosovarë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre