LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut zbulon programin e saj të armëve bërthamore

Koreja e Veriut zbulon programin e saj të armëve bërthamore

Koreja e Veriut po zbulon në detaje programin e saj të zhvillimit të armëve, për të parën herë, duke dëshmuar kështu përpjekjet e saj për të zhvilluar raketa bërthamore me rreze të gjata, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare.

Deri në kohët e fundit, informacionet mbi programin e armëve të Koresë së Veriut siguroheshin vështirë, duke u mbështetur në imazhet satelitore dhe mostrat e mbetjeve të mbledhura pas testeve bërthamore, transmeton KosovaPress.


Mirëpo, para një muaji Koreja e Veriut ka botuar artikuj me detaje fotografike të një sërë testesh dhe aktiviteteve të tjera që dëshmojnë përpjekjet e shtetit për të ndërtuar armë bërthamore .

Sipas shumë analistëve, arsyeja për këto publikime është se Koreja Veriore dëshiron të bindë botën ,dhe njerëzit e vet, se fuqia e saj bërthamore është aq e rëndësishme sa vetë fuqitë e mëdha.