LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut: Kim Jong-un flet për ndërtimin e një “ushtrie të pathyeshme”

Koreja e Veriut: Kim Jong-un flet për ndërtimin e një “ushtrie të pathyeshme”

Udhëheqësi i Koresë së Veriut është zotuar të ndërtojë një “ushtri të pathyeshme përballë politikave armiqësore nga Shtetet e Bashkuara”, sipas mediave shtetërore.

Kim Jong-un shtoi se zhvillimi i armëve ishte për vetëmbrojtje dhe jo për të filluar një luftë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Kim i bëri komentet në një ekspozitë të rrallë të mbrojtjes ndërsa ishte e rrethuar nga një sërë raketash të mëdha.

Koreja e Veriut kohët e fundit ka testuar ato që pretendon se janë raketa të reja hipersonike dhe kundërajrore.

Jugu ndërkohë ka testuar armën e vet të lëshuar nga nëndetëset.

Në fjalimin e tij në ekspozitën “Vetë-Mbrojtja 2021” të mbajtur në Phenian, e cila paraqiste një sërë pajisjesh ushtarake përfshirë tanket, Kim foli për ndërtimin e ushtrisë në Jug dhe tha se Koreja e Veriut nuk donte të luftonte fqinjin e saj.

Ndryshe, SHBA nën presidentin Joe Biden ka thënë vazhdimisht se është e gatshme të bisedojë me Korenë e Veriut, por ka kërkuar që Pheniani të heqë dorë nga armët bërthamore para se të lehtësohen sanksionet gjë që Koreja e Veriut deri më tani ka refuzuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori