LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut hedh në erë zyrën ndërlidhëse me Korenë e Jugut

Koreja e Veriut hedh në erë zyrën ndërlidhëse me Korenë e Jugut

Koreja e Veriut raportohet se ka hedhur në erë ndërtesën e zyrës ndërlidhëse me Korenë e Jugut, ku zyrtarët e saj bashkëpunonin përkrah homologëve të Koresë së Jugut, veprim ky që dukej se do t’i jepte fund konfliktit shumëvjeçar, shkruan New York Times.

Rojet kufitare në Korenë e Jugut kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm si dhe re tymi të zi në qiell në Kaesong, qytezë kjo ku ishte ndërtuar objekti i zyrës ndërlidhëse, transmeton Telegrafi.


Zyrtarë të Koresë së Jugut kanë konfirmuar se Koreja e Veriut, ka demoluar ndërtesën katërkatëshe të punuar nga çeliku dhe xhami dhe që ndryshe njihej si zyrë ndërlidhëse.

Tri ditë më parë, Kim Yo-jong, motra e liderit veri-korean Kim Jong-un, ka paralajmëruar “një skenar tragjik për zyrën Veri-Jug duke e cilësuar si të padobishme dhe se do të shembet plotësisht”.

Zyra ndërlidhëse ishte hapur në vitin 2008 si zyra e parë që funksiononte me orar të plotë ku mbaheshin kontakte mes dy koreve – Kim Jong-un dhe presidentit jug-korean Moon Jae-in, që asokohe dukeshin optimist për funksionimin e saj. Në këtë zyrë punonin zyrtarë të dy Koreve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori