LAJMI I FUNDIT:

Korab Sejdiu: Me LDK-në nuk kemi biseduar për poste

Korab Sejdiu: Me LDK-në nuk kemi biseduar për poste

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu, ka thënë se me Lidhjen Demokratike të Kosovës është biseduar për dikasterin e ekonomisë, para se të arrihej marrëveshja për koalicion.

“Nuk është diskutuar në veçanti madje as posti i presidentit, sepse e kemi presidentin. Është biseduar që AKR të jetë motor i aspekteve ekonomike. Është biseduar që programi i AKR-së të përdoret për ekonominë, pastaj është biseduar edhe për fushën e sundimit të ligjit, si dhe në mënyrë teknike për radhitjen e deputetëve”, ka thënë ai në emisionin Debat në RTV Dukagjini.


Sejdiu ka treguar se kërkesa e AKR-së ka qenë që të vendosen në bllogje kandidatët për deputetë.

“Ne kemi 22 vende ku numri 2 do të jetë presidenti Behgjet Pacolli, dhe në dy bllogje nga 10 deputetë. Në këtë mënyrë votuesit do ta kenë më të lehtë t’i gjejnë kandidatët tanë”, ka thënë ai.