Kopshti i bombarduar zoologjik ukrainas u kërkon njerëzve të blejnë bileta elektronike - pavarësisht se nuk do të mund ta vizitojnë


Një kopsht zoologjik ukrainas u ka kërkuar njerëzve të blejnë bileta elektronike për ta ndihmuar në mbështetjen e kafshëve.
Ministria e Punëve të Jashtme shkroi në Twitter se "Që nga fillimi i luftës, Kopshti Zoologjik i Mykolayiv u bombardua. Gjysma e stafit u evakuua, disa prej tyre shkuan në luftë”.
Drejtori i kopshtit zoologjik, Volodymyr Topchyi vendosi të qëndrojë dhe të ndihmojë kafshët e stresuara.
Ai kërkon mbështetje prej njerëzve vullnetmirë që të blejnë bileta elektronike pavarësisht se nuk do të mund të vizitojnë kopshtin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/03/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































