LAJMI I FUNDIT:

Kontura Profiles – Hapni një pamje të re për biznesin tuaj

Kontura Profiles – Hapni një pamje të re për biznesin tuaj

Për Kontura, dritarja është më shumë se një kornizë me xham. Ajo paraqet lidhjen vizuale në mes botës së jashtme dhe asaj të brendshme. Si qenie njerëzore na tërheq drita dhe ngrohtësia që na vjen përmes saj. Ajo paraqet shëndet, rritje dhe guxim për të ndryshuar. Pikërisht, kjo e fundit determinoi Konturën për t’i hyrë këtij investimi, të pashembulltë në rajon. Teknologjia e fundit, etja për të sjellë risi dhe ekipi i motivuar e kanë ravijëzuar Konturën.

Kontura Profiles, fabrika e vetme në vend dhe rajon e prodhimit të profileve të dyerve dhe dritareve nga plastika – PVC. Kontura profiles me një gamë të gjerë dizajnesh të profileve 70 mm dhe 85 mm përmes procesit të sofistikuar të ekstruzionit, i cili përfshin shkrirjen e granulateve (lëndës së parë të plastikës), formësimin e saj përmes kallëpeve në profile të vazhdueshme dhe më pas prerjen e tyre në gjatësi të ndryshme.

Ne jemi krenarë për atë që kemi ndërtuar deri tani. Por marrëdhënia që kemi ndërtuar me partnerët tanë është ajo çfarë ne vlerësojmë më së shumti. Është pikërisht kjo qasje që na ka mundësuar të krijojmë një sinergji mes nesh, e cila ka rezultuar në rritjen tonë të përbashkët.

Linja e prodhimit është siguruar nga lidererët italianë të maqinerive WPR TAKA dhe AMUT, lënda e parë (granulatet) merret nga kompania franceze me famë botërore “Benvic”, ndërsa foliet dhe ngjyrat gjithashtu nga një tjetër gjigand global, “Renolit”.

Vetë përzgjedhja e këtyre partnerëve tregon për seriozitetin e misionit të Kontura Profiles. Produktet tona janë dëshmuar për cilësinë më të lartë, të cilët, pa pikë dyshimi mund të konkurrojnë me profilet më të njohura në arenën ndërkombëtare.

Ne jemi krenarë që një projekt i tillë është Made in Kosova. Ngelim me besim të patundur se produktet tona brenda një periudhe të shkurtër do ta vendosin Kosovën në hartën ndërkombëtare të produkteve të plastikës, dhe jo vetëm.

Ne kemi vetëm një muaj që kemi filluar prodhimin, ndërsa sinjalet e para janë sihariquese për Kontura Profiles. Ka shumë biznese që kanë filluar të përdorin profilet tona dhe të gjithë janë ndarë shumë të kënaqur me cilësinë e tyre.

Prandaj, ne sot i ftojmë komunitetin e plastikës, atë të ndërtimit, mobilierisë, etj. që të bashkëpunojnë me ne dhe t’i japin zgjidhje të përhershme veprimtarisë së tyre.

Mesazhi ynë për ta është ejani dhe “Hapni një pamje të re për biznesin tuaj!”

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori