LAJMI I FUNDIT:

Kontrollimi i sistemit urinar – së paku një herë në vit

Kontrollimi i sistemit urinar – së paku një herë në vit

Insuficienca renale kronike kryesisht është si pasojë e sëmundjeve të tilla, siç janë nefropatia diabetike, hipertensioni arterial, pielonefritet kronike, glomerulonefritet kronike, polikistoza renale.

Nëse te një pacient kemi humbje të funksionit renal nga 85% deri në 90%, atëherë ekzistojnë dy mundësi kryesore të mjekimit.

Dializa, nënkupton filtrimin, pastrimin e gjakut nga toksinat dhe eliminimin e ujit të tepërt nëpërmjet një aparati që luan rolin e një veshke artificiale. Dallojmë dy tipa të dializës: hemodializa dhe dializa peritoneale.


Hemodializa është një procedurë që kryhet në qendra të specializuara, të paktën tri herë në javë dhe ku, çdo seancë zgjat afër katër orë, transmeton Telegrafi.

Dializa peritoneale. Në këtë rast, pastrimi i gjakut kryhet në hapësirën e barkut, ku pasi është futur kateteri i përhershëm, në këtë hapësirë futet një sasi e lëngut dializues dhe mbahet për të paktën katër orë. Kjo procedurë përsëritet disa herë brenda ditës. Përparësia kryesore e saj është pavarësia që krijon pacienti, ai është i lirë të vazhdojë jetën e tij të zakonshme, pa qenë nevoja të jetë i varur nga aparati dializues.

Transplantimi i veshkës

Transplantimi i veshkës nënkupton vendosjen e veshkës nga një donator i shëndetshëm tek një person me humbje të plotë të funksionit të veshkës. Për kryerjen e transplantimit, sidomos te ne është e rëndësishme që donatori të jetë pjesëtar i familjes dhe të ekzistojë një përshtatshmëri e donatorit me marrësin.

Pacientët e transplantuar më pas marrin një terapi medikamentoze për të ulur forcat imune për moslejimin e organizmit për të luftuar organin e transplantuar.

Të sëmurët me infeksione kronike urinare duhet të kryejnë kontrollime shumë më të shpeshta, së paku një herë në gjashtë muaj, të mbajnë dietë, të pinë lëngje shpesh gjatë ditës, dhe përpara se të flenë të urinojnë.

GettyImages

Këta janë armiqtë e fshehur të veshkave të shëndetshme!
Lexo po ashtu Këta janë armiqtë e fshehur të veshkave të shëndetshme!

Diabetikët duhet të kontrollojnë rregullisht albuminurisë, të paktën një herë në gjashtë muaj, të mbajnë vlerat normale të glicemisë dhe po ashtu të mbajnë dietë. Edhe pacientët me hipertension, duhet të mbajnë nën kontroll shtypjen e gjakut, dhe të jenë të kujdesshëm me dietën dhe aktivitetin fizik, pasi të gjitha këto mund të parandalojnë zhvillimin e ndonjë sëmundje kronike të veshkave.

Të sëmurët me insuficiencë kronike të veshkave duhet të kryejnë kontrolle të shpeshta te specialisti i nefrologjisë, së paku një herë në tre ose katër muaj për të parë ecurinë e sëmundjes. Në këtë mënyrë, mjekimi i rregullt i tyre me barna për mbrojtjen e veshkave (nefroprotektor), do të ngadalësojë progresionin e sëmundjes.

Edhe pacientët me transplant, duhet të ndiqen në mënyrë të rregullt nga specialisti i nefrologjisë për të vlerësuar efikasitetin e trajtimit, për të parandaluar hedhjen e organit të transplantuar, si dhe për të vlerësuar efektet anësore të terapisë me barna që suprimojnë sistemin imun (imunosupresorë). /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori