LAJMI I FUNDIT:

Kontributdhënësve të larguar nga masat e dhunshme s’po u njihet stazhi i punës (Video)

Kontributdhënësve të larguar nga masat e dhunshme s’po u njihet stazhi i punës (Video)

Nazim Maliqi kishte punuar 13 vjet profesor para periudhës së luftës, stazh ky që nuk i njihet nga ligji për skemat pensionale, raporton KTV.

Ai shprehet i zhgënjyer me institucionet e vendit, duke thënë që edhe nëse ata nuk i kanë 15 vjet stazh, duhet t’ju pranohet puna që e kanë bërë.


Për kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ndue Kalaj, vendimi Qeverisë për mosnjohjen e stazhit të punës së paraluftës, është diskriminues, sepse sipas tij, periudhën e 1990- 99 po e konsiderojnë si periudhë normale.

Kjo sindikatë kërkon të ketë ndryshime sa i përket viteve të stazhit, në vend të 15 vjet stazh të jetë 10 vjet për të vjetrit.

E në Ministrinë e Punës kanë thënë që të gjitha kërkesat e sindikatave duhet të adresohen fillimisht në BSPK, e cila pastaj i përcjell në institucionet relevante.