Granit Xhaka është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë sezon, ndoshta më e mira në karrierën e tij.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova është një lider te Arsenali dhe po shkëlqen me paraqitjet e tij.


30-vjeçari në 12 ndeshje këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Granit Xhaka 1

Duke marrë parasysh formën fantastike të tij, Arsenali po mendon ta blindojë me kontratë të re kapitenin e Përfaqësueses së Zvicrës.

Kontrata aktuale e Xhakës me Topçinjtë skadon në verën e vitit 2024, por londinezët duan ta mbajnë atë në radhët e veta së paku deri në vitin 2026.

Granit Xhaka Gabriel Jesus

Xhaka aktualisht është është futbollisti i pestë më i paguar në klub pas Gabriel Jesus, Thomas Partey, Oleksandr Zinchenkos e Ben White.

Prishtinasi fiton pagë prej katër milionë eurove neto në sezon, derisa me kontratën e re paga e tij mund të shkojë në 5,5 milionë euro në stinor. /Telegrafi/

telegrafi sport app