LAJMI I FUNDIT:

Kontrata e Z-Mobile dhe Telekomit përfundon sot, ende asnjë vendim zyrtar

Kontrata e Z-Mobile dhe Telekomit përfundon sot, ende asnjë vendim zyrtar

Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë hyrë në grevë të përgjithshme me qëllim të parandalimit të lidhjes së kontratës së re me “Z-mobile”, teksa ata po paralajmërojnë edhe padi ndaj kësaj kompanie.

E kontrata në mes të Z-Mobile dhe Telekomit të Kosovë ka validitet vetëm edhe sot, 30 korrik 2019, ndërsa ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar për shkëputjen e kësaj kontrate, përveç një deklarimi publik që udhëheqësit e Telekomit e bënë ditë më parë.


Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj për KosovaPress ka theksuar se punëtorët e Telekom-it në asnjë mënyrë do të pranojnë lidhje e një kontrate të re me Z-Mobile.

Varësisht nga hapat që do i ndërmarrë menaxhmenti i Telekomit, Balaj paralajmëron edhe ashpërsim të veprimeve të tyre sindikale.

“Sot do të vazhdojë greva në tërësi – do të jemi komplet punëtorët këtu nga të gjitha regjionet dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të vazhdohet ndonjë kontratë tjetër me kompaninë Z-Mobile. Këshilli i grevave ka vendosur tashmë – greva është e pashmangshme. Nga sot do të jenë të gjitha regjionet në Prishtinë dhe krejt varet prej proceseve nëse do të ketë ndonjë lëvizje nga bordi dhe çdo tentim i vazhdimit të kontratës tjetër, apo zgjatja e një marrëveshje të re me Z-Mobile për ne është e papranueshme”, thotë ai.

Për dëmet e shkaktuara Telekomit, kryesindikalisti, Lamih Balaj thotë se do ngrenë padi ndaj Z-Mobile, madje nëse është nevoja thotë se do padisin edhe menaxhmentin e Telekomit. /kp/