LAJMI I FUNDIT:

Kontrabandim me migrantë në pikën kufitare Dheu i Bardhë dhe Han të Elezit, një person dërgohet në mbajtje

Kontrabandim me migrantë në pikën kufitare Dheu i Bardhë dhe Han të Elezit, një person dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës njofton se me datë 19 dhe 20 tetor kanë ndodhur dy raste të kontrabandimit me migrantë.

Sipas raporti policor rasti i parë ka ndodhur në pikën kufitare Dheu i Bardhë ku një person është intervistuar dhe pastaj është liriar. Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në pikën kufitare Han i Elezit ku është dërguar në mbajtje një person.


Raporti policor:

KONTABANDIM ME MIGRANTË

• PKK-Dheu i Bardhë 19.10.2019-21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në vendkalimin kufitar me veturë ishte ndaluar nga Policia pasi me vete në veturë e kishte pasur pasagjerin, viktimën mashkull K/Shqiptar, të cilët në mënyrë të kundërligjshme i kishte premtuar se do t’ia siguronte udhëtimin deri në Belgjikë. Sipas viktimës me të dyshuarin për atë udhëtim ishin marrë vesh që kur të arrijë në Belgjikë t’ia japë tremijë e pesëqind (3500) euro. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

• PKK Hani Elezit 20.10.2019-16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Turk i cili në vendkalimin kufitar me veturë ishte ndaluar nga Policia, pasi me vete në veturë i kishte pasur edhe katër pasagjerë meshkuj turq, shtetas të Turqisë, me qëllim të dërgimit në Maqedoni e më pas në shtetet perëndimore. Viktimat kanë deklaruar se për dërgimin e tyre në shtete perëndimore kanë bërë marrëveshje me persona të ndryshëm në Turqi, të cilët me të arritur në destinacion sipas marrëveshjes pagesat kanë qenë nga 5500-6000 euro. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori