LAJMI I FUNDIT:

Konsumimi i rregullt i një ushqimi mund të zvogëlojë rrezikun e disa sëmundjeve

Konsumimi i rregullt i një ushqimi mund të zvogëlojë rrezikun e disa sëmundjeve
(Foto: Veganuary)

Konsumimi i rregullt i djathit redukton problemet e zemrës, presionin e lartë të gjakut dhe diabetin.

Dashamirët e djathit kanë 38 për qind më pak gjasa të vuajnë nga dështimi i zemrës, sesa ata që e shmangin atë.


Presioni i tyre i lartë i gjakut ulet me një të tretën, ndërsa rreziku i diabetit tip 2 është më shumë se i përgjysmuar.

Nëse dëshironi të parandaloni demencën, konsumoni rregullisht verë dhe djathë. Këto janë sasitë
Lexo po ashtu Nëse dëshironi të parandaloni demencën, konsumoni rregullisht verë dhe djathë. Këto janë sasitë

Ekspertët thonë se derisa yndyra në djathë mund të jetë e keqe për ne, kalciumi në të mund të zvogëlojë përthithjen e saj dhe të ndihmojë në kontrollin e kolesterolit.

Proteinat e qumështit, si kazeina, mund të zvogëlojnë dëmtimin e arterieve.

(Foto: FirstCry Parenting)

Ekspertët nga Shkolla Mjekësore e Unionit të Pekinit në Kinë studiuan të dhënat nga 450.000 të rritur britanikë. Ata zbuluan se rreziku i sëmundjeve të zemrës ishte 35 për qind më i ulët te njerëzit që hanin rregullisht djathë krahasuar me ata që nuk hanë.

“Në kundërshtim me besimin popullor, marrja e djathit mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2, dështimit të zemrës, sëmundjeve koronare të zemrës, hipertensionit dhe goditjes në tru”, ka deklaruar profesor Yue-Jin Yang, njëri nga autorët e studimit.

Ushqimet që mund t’i hani para gjumit dhe të mos pendoheni
Lexo po ashtu Ushqimet që mund t’i hani para gjumit dhe të mos pendoheni

Si një produkt qumështi me yndyrë të plotë, djathi mund të shoqërohet intuitivisht me rreziqe të larta të sëmundjeve të zemrës për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të ngopura dhe efektit të tij në kolesterolin në gjak. Megjithatë, studimet e fundit kanë treguar se kjo mund të mos jetë e vërtetë.

Fondacioni Britanik i Zemrës thotë gjithashtu se është një mit që njerëzit me probleme me zemrën duhet të shmangin djathin, por paralajmëron kundër konsumimit të tepruar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori