0Shares

Nëse së shpejti do të hyni në operacion, ndoshta ju duket e mençur t’i qetësoni nervat duke tymosur kanabis. Por sot do t’ju tregojmë se kjo jo vetëm që nuk është ide e mirë, por është e tmerrshme – dhe tjetra, do t’ju tregojmë arsyen se përse nuk duhet të keni frikë t’i tregoni anesteziologut nëse jeni konsumues i rregullt i kanabisit.

Çdo vit miratohen shumë ligje të cilat e legalizojnë përdorimin e kanabisit. Por edhe në vitin 1980 ekspertët e kishin vërejtur se përdorimi i kësaj substance është në rritje të sipërm, transmeton Telegrafi.

Në po atë vit ishte publikuar një letër në revistën ‘Journal of the American Association of Nurse Anesthesists’, e cila paralajmëronte se “shumë anesteziologë nuk janë të vetëdijshëm për efektet të cilat mund të shkaktohen nëse merret kanabis para marrjes së anestezionit. Në bashkim me ndonjë mjet anestezik, marijuana mund të shkaktojë shumë komplikime”.

Problemi është këtu: kanabisi është depresant. Ai e zvogëlon pulsin e zemrës dhe shtypjen e gjakut, e ngadalëson frymëmarrjen dhe mund të shkaktojë rënie të temperaturës së trupit.

Por, a dini kush tjetër është depresant? Anestezioni!

Në vitin 2005, një dokument tjetër nga ekspertë të njohur kishte treguar se kombinimi i kanabisit me ilaçe tjera hipnotike qetësuese mund ta thellojë depresionin e sistemit nervor qendror dhe mund të rezultojë në zvogëlim të madh të frymëmarrjes.

Por, efektet më serioze që mund t’i shkaktojë kombinimi i këtyre dy substancave (kanabisit dhe anestezionit) është shumë më serioz: shanset për t’u zgjuar nga gjumi në mes të operacionit janë shumë të mëdha, por ekzistojnë edhe mundësitë për t’u futur në komë ose për të vdekur.

Hulumtime tjera gjithashtu tregojnë se kanabisi mund t’i zgjatë efektet e anestezisë për më gjatë se ç’kanë planifikuar anesteziologët.

Çfarë duhet të bëni ju?

Fillimisht, nëse jeni konsumues i rregullt i kanabisit është e rëndësishme t’i tregoni anesteziologëve. Kjo d.m.th pavarësisht se a është kanabisi legal në vendin tuaj apo jo – siguria personale është më e rëndësishme sesa çdo pasojë ligjore.

Në vend se t’i qetësoni nervat me kanabis (apo cigare, që gjithashtu nuk përzihet mirë me ndërhyrjet kirurgjike), ekspertët shëndetësorë kanë këshilla tjera: praktikoni teknika të relaksimit si frymëmarrja e thellë.

Vlen të ceket se studime të shumta kanë sugjeruar që dëgjimi i muzikës para operacionit e lehtëson ankthin dhe stresin. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)