LAJMI I FUNDIT:

Konsumatorët i kanë borxh Termokosit 16 milionë euro, ngrohja nis nga 15 tetori

Konsumatorët i kanë borxh Termokosit 16 milionë euro, ngrohja nis nga 15 tetori

Kryeshefi Ekzekutiv i Termokosit, Arsim Fetahu,  ka thënë se borxhet e konsumatorëve ndaj kompanisë janë diku rreth 16 milionë euro.

Tutje, Fetahu tha se kanë themeluar këtë vit zyrën ligjore e cila është duke u marr me këtë çështje.


Madje ai thotë se prej muajit shtator kanë filluar edhe dërgimin e lëndëve te përmbaruesi.

“Borxhet e konsumatorëve për fat të keq janë diku rreth 16 milionë dhe kanë të bëjnë me periudhën para realizimit të projektit në kohë të gjenerimit në kohën kur është operuar me mazot mirëpo edhe në periudhat e fundit ka borxhe, por janë më të vogla”.

“Ne kemi themeluar këtë vit zyrën ligjore e cila është duke u marr me këtë çështje, mirëpo për shkak të pandemisë këta hapa kanë shkuar më ngadalë. Por prej fillimit të muajit shtator kemi filluar dërgimin e lëndëve te përmbaruesi dhe jemi duke vazhduar”, tha Fetahu për Ekonomia Online.

Fetahu tha se do të startojnë me ngrohje prej datës 15 tetor. Madje, ai shtoi se për ndryshimi e tarifave është përgjegjëse ZRE-ja.

“Ne duhet të jemi të gatshëm me datën 15 tetor kur ligjërisht jemi të obliguar të startojmë me ngrohje gjithmonë duke u bazuar në temperaturat e jashtme atmosferike dhe nëse janë konditat e duhura atëherë ne do të startojmë me ngrohje me datën 15 tetor”.

“Ndryshimi i tarifave është përgjegjësi e ZRrE-së. Ne kemi aplikacionin të dërguar nga ta dhe ata janë në fazën e vendimmarrjes dhe çkado që të jetë vendimi i tyre ne jemi të obliguar ta zbatojmë”, shtoi Fetahu.

Fetahu foli edhe për pandeminë, duke thënë se deri më tani kanë qenë vetëm 6 persona të infektuar me Coronavirus në kompaninë Termokos, raporton EO.

“Ne kemi marrë të gjitha masat e duhura dhe deri më tani e kemi menaxhuar shumë me sukses për arsye se asnjë punë e cila është dashur të kryhet në këtë periudhë nuk kemi pasur ngecje sa i përket realizimit të planeve tona. E vetmja ngecje që mund të thuhet ka të bëjë me pjesën e inkasimit dhe kemi një rënie të vogël në raport me vitin e kaluar për shkak të pandemisë”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori