LAJMI I FUNDIT:

Konsiderohet i pamjaftueshëm buxheti për AKI-në për vitin 2024

Konsiderohet i pamjaftueshëm buxheti për AKI-në për vitin 2024

Dy milionë euro më shumë buxhet sesa sivjet janë planifikuar për vitin e ardhshëm për institucionin më të rëndësishëm të sigurisë.

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë që ka për mision zbulimin dhe identifikimin e kërcënimeve që rrezikojnë sigurinë e vendit, këtë vit kishte buxhet 12 milionë euro, ndërsa për vitin e ardhshëm do t’i ketë 14 milionë euro.


Kjo shumë po kritikohet nga njohësit e çështjeve të sigurisë, marrë parasysh situatën e brishtë të sigurisë, sidomos në veri të vendit.

Derisa thotë se shuma të tilla nuk duhet të bëhen publike, Drizan Shala vlerëson se buxheti që është ndarë për këtë institucion nuk është i mjaftueshëm

“Unë mendoj se buxheti optimal për t’i përmbushur nevojat e agjencionit në fjalë do duhej të ishte njëzet e katër milionë euro dhe mbi këtë bazë çdo vit të kishim një shtim prej pesë milionë eurove minimalisht për t’u updatuar me kërkesat dhe nevojat për ta mbrojtur sigurinë nacionale të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Shala për RTV Dukagjinin.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, pasi që sipas tij vendi mund të përballet me situata të paparashikueshme.

“Investimi në këtë drejtim duhet të jetë jashtëzakonisht i madh. Në këtë kohë e në këtë situatë për t’u përballur me lloj-lloj episode, që ndoshta për neve mund të jenë të paparashikueshme, po ato mund të ndodhin”.

Posa AKI-së për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Qeveria ka planifikuar 216 milionë euro, ndërsa për Ministrinë e Mbrojtjes 135 milionë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori