LAJMI I FUNDIT:

Konkursi për zëvendësimin e policëve të dorëhequr në veri, Qeveria: Nuk përjashtojmë asnjë serb që të aplikojë

Konkursi për zëvendësimin e policëve të dorëhequr në veri, Qeveria: Nuk përjashtojmë asnjë serb që të aplikojë

Qeveria e Kosovës tha të enjten se nuk synon të përjashtojë asnjë serb që dëshiron të aplikojë për zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në veri të Mitrovicës.

Më 4 janar, Policia e Kosovës ka hapur konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj nga komunitetet joshumicë për të mbushur vendet bosh që janë në këtë drejtori. Siç u bë e ditur, kusht kryesor është aplikuesi të jetë shtetas i Republikës së Kosovës dhe të jetë i moshës 18 deri 30- vjeç.


E nga Qeveria në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, thanë se thirrja është e hapur për të gjithë ata që plotësojnë kriteret.

Zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu, deklaroi se nuk synojnë që serbët t’i zëvendësojnë me shqiptarë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu

“Thirrja është e hapur për të gjithë ata që plotësojnë kriteret. Nuk duam të përjashtojmë askënd në parim dhe nuk kemi synim t’i zëvendësojmë serbët me shqiptarë sepse duam që serbët të përfaqësohen në institucionet tona multietnike”, thuhet në përgjigjen e Kryeziut.

Ai mes tjerash tha se ky konkurs është mundësi e mirë për të gjithë ata persona që në të kaluarën nuk kanë mundur të punojnë në institucionet publike të Kosovës.

Megjithatë, nuk tregoi nëse të drejtë aplikimi kanë edhe zyrtarët e dorëhequr.

“Prandaj, ftojmë të gjithë serbët të cilët janë të interesuar dhe i plotësojnë kriteret për të aplikuar për vendet e lira të punës, veçanërisht ata që në të kaluarën nuk kanë pasur mundësi të punojnë në sektorin publik për shkak të Listës Serbe e cila shpeshherë e kushtëzon punësimin me anëtarësim në parti”, përfundoi Kryeziu.

Telegrafi ka pyetur Policinë e Kosovës nëse në mesin e aplikuesve ka edhe zyrtarë serbë që kanë dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, por nga ky institucion kanë thënë vetëm se kandidatët që plotësojnë kriteret mund të aplikojnë.

“Siç jeni të informuar konkursi është hapur, përfshirë me kriteret që parashihen, ndërsa sa i përket procesit/çështjeve të mëtejme rreth konkursit në fjalë do të informoheni me kohë sipas planifikimeve/fazave që parashihen. Policia e Kosovës, ç’do herë inkurajon dhe fton qytetarët që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndryshe, në nëntor të vitit 2022, qindra serbë në veri të Kosovës u larguan nga Policia e Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe institucionet lokale e qendrore.

Dorëheqjet u dhanë në shenjë pakënaqësie ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës që kishte të bënte me rirregjistrimin e vetura me targa serbe, në ato RKS. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori