LAJMI I FUNDIT:

Konkurs për maturantët e rajonit të komunës së Bogovinës (Foto)

Konkurs për maturantët e rajonit të komunës së Bogovinës (Foto)

Me rastin e 7 marsit, ditës së mësuesit, shoqata kulturore humanitare Vepra organizon konkurs për maturantët, për përzgjedhjen e më të mirëve në katër vite shkollë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Shoqata do të bëjë përzgjedhjen e 5 nxënësve, ndërkaq në konkurs mund të marrin pjesë nxënësit e vitit të katërt (maturantët) e shkollave të mesme, banor të fshatrave: Bogovinë, Jellovjan, Kallnik, Kamjan, Novakë, Novosellë, Pallçisht, Pirok, Rakovec, Sedllarcë, Sellcë, Siniçan, Urviç dhe Zherovjan.


Për fituesit ka shpërblim në para./Telegrafi/