LAJMI I FUNDIT:

Konkurrenca e fortë e detyron BMW 7 Series, t’i nënshtrohet rifreskimeve të parakohshme (Foto)

Konkurrenca e fortë e detyron BMW 7 Series, t’i nënshtrohet rifreskimeve të parakohshme (Foto)

I lansuar para dy vitesh, që tani ka nevojë për ndryshim

Prodhuesit e veturave, qoftë luksoze apo të thjeshta, po detyrohen t’i rifreskon në ‘mes të jetesës’ dhe shumë kohë para arritjes së gjeneratës së re, për shkak të konkurrencës s fortë, transmeton Telegrafi.


Gjatë vitit 2015, BMW e lansoi gjeneratë e shtatë të 7 Series, ndërsa që tani ka nisur ta ri konstruktojë brenda dhe jashtë. Spiunët që merren me modelet e reja, e kanë parë një model teksa testohej me shtresën për kamuflazh, që fshehte shumë elemente. Por, që nuk duhet shumë mund për të kuptuar se bëhej fjalë për ndryshim linjash.

Për fillim, grilli shihet se është rritur në masë të madhe, duke i zënë një pjesë të hapësirës dritave. Këto të fundit janë më të ngushta, por më të gjëra se të mëparshme, duke i dhënë komplet pjesës së përparme një egërsi më të madhe. Pamja nuk është e njëjtë, por ngjanë shumë me atë që e kemi parë te koncepti i X7.

Reporterët kanë arritur ta fotografojnë edhe enterierin, ku ka ndryshime të dukshme. Timoni dhe pjesa e përparme, dallon shumë nga i tanishmi, që nënkupton se do të jetë shumë më sportiv. Po që se shikohet me vëmendje, vërehet edhe shenja V12, gjë që lë të kuptohet për motorin e fuqishëm që do ta ketë.

Njohësit e makinave, pretendojnë se këtë model mund ta shohim të kompletuar gjatë vitit që vjen, apo më së largu më 2020. Por, me ndryshimet e vazhdueshme në botën e automobilizmit, mund të ketë befasi të paparashikuara. /Telegrafi/