LAJMI I FUNDIT:

Konjufca nga Izbica: Masakrat na bëjnë më të vendosur, asnjë kompromis në themelet e shtetësisë tonë

Konjufca nga Izbica: Masakrat na bëjnë më të vendosur, asnjë kompromis në themelet e shtetësisë tonë

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca në 22 vjetorin e masakrës së Izbicës, ka bërë homazhe në kompleksin memorial në këtë fshat, ku ka thënë se është detyrë e institucioneve tona që të punojnë në mënyrë që e vërteta dhe drejtësia të bie në vend.

Konjufca tha se përmasat e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, i tregon fakti që nuk ka ditë në të cilën nuk përkujtohen shqiptarët e vrarë nga shteti serb.


“Nuk ka ditë në Kosovë e cila të mos jetë data e përvjetorit të vrasjes së shqiptarëve të Kosovës prej Serbisë dhe nuk ka javë të vitit në të cilin të mos jetë java e përvjetorit të ndonjë masakre në Kosovë, e cila është shkaktuar prej Serbisë gjatë vitit 98-99 në vendin tonë. Kjo tregon për të vërtetën e përmasës së gjenocidit që e ka bërë Serbia në Kosovë përmes ushtrisë së vet, policisë dhe paramilitarëve”, tha ai

Ai shtoi se duke i parë këto masakra ata si përfaqësues të institucioneve i bën edhe më të vendosur që mos të bëjnë kurrfarë kompromisi në themelet e shtetësisë tonë.

“Për masakrën e Izbicës ndaj të cilët duhet të mbahet përgjegjës shteti serb, deri tash familjarët e martirëve të cilët janë vrarë nga Serbia nuk e kanë gjetur drejtësinë dhe është detyrë e institucioneve tona dhe e secilit prej nesh që i përfaqësojmë ato, që të punojmë pa u ndal që e vërteta dhe drejtësia të bije në vend. Në të njëjtën kohë, duke i parë këto masakra në përvjetorin e tyre, kjo na bën më të vendosur neve si përfaqësues të institucioneve që të mos bëjmë kurrfarë kompromisi në themelet e shtetësisë tonë në bazën e të cilës ndodhët gjaku i martirëve tonë dhe i dëshmorëve të kombit “, tha ai.

Më 28 mars, në Izbicë u vranë e masakruan 147 persona, mes tyre burra, gra e pleq dhe u deportuan në Shqipëri mijëra të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori